– Lexova që kishit shkruar në një numër të gazetës për kujdesin që duhet të tregojmë për zgjatimet e flokëve. Kam dëgjuar se ka edhe lloje të tjera zgjatimesh, përveç atyre me ngjitje e me keratinë, që përdoret më shpesh. Mund të m’i shpjegoni?
Alba & Stefany, estetiste: – Faleminderit që na jeni drejtuar dhe jeni të interesuar të dini më shumë për zgjatimet apo ekstejnshënat, siç u themi ne, në gjuhën profesionale. Është e vërtetë që zakonisht përdoren më shumë zgjatimet me ngjitje dhe kjo, sepse mungon informacioni i duhur. Në fakt, kemi disa lloje zgjatimesh: 1. Zgjatime me unaza. Këto lloj zgjatimesh, konsistojnë në kapjen e flokut tek origjinali me disa unaza të vogla që shtrëngohen me pincë. Ky lloj zgjatimi reziston në kohë dhe hiqet shumë lehtë. 2. Zgjatime me adeziv, me fileto, me ngjitës. Avantazhi i tij është se vendoset shumë shpejt dhe shumë lehtë. Hiqet gjithashtu shumë lehtë, por reziston më pak në kohë. 3. Zgjatime me rreshta me kapëse. Ky është lloji më praktik. Ky zgjatim vendoset dhe hiqet shumë lehtë, në kohë shumë të shkurtër dhe sa herë që dëshiron klienti. Mund të vendosim 1 rresht, 2 ose 3, në varësi të gjatësisë e dendësisë që dëshironi. Nëse doni më tepër informacion, mund të më telefononi në numrin e telefonit të mësipërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *