– Doktoreshë Albana, këto kohë kam patur probleme me lëkuren dhe më kanë thënë të bëjë procedurën piling. Dua të di çfarë është pilingu kimik dhe në cilat raste përdoret kryesisht? Ju falenderoj. Sonja.
Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe: – E nderuar lexuese, pilingu kimik është një procedurë që përdoret për të pakësuar dhe eliminuar rrudhat sipërfaqësore rreth syve, gojës dhe në tërësi të lëkurës së fytyrës, trajton njollat dhe hiperpigmentimet në lëkurë, lëkurën e plakur dhe të lodhur, shenjat e lehta dhe të mesme të akneve. Pilingu kimik, nëpërmjet aplikimit të solucioneve, kryesisht acide, në përqindje të ndryshme nga 30 deri 70 %, realizon eliminimin e qelizave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulon krijimin e një lëkure të re. Lëkura e re është më e lëmuar, më e butë, e shndritshme dhe me më pak rrudha.
– Procedura piling kimik mund të shkaktojë përkohësisht një skuqje që zgjat zakonisht disa ditë, në varësi të përqendrimit dhe llojit të substancës së përdorur. Pilingu kimik është një procedurë mjekësore dhe aplikohet nga mjeku dermatolog. Para fillimit të procedurës, merret një anamnezë e hollësishme në lidhje me tipin dhe ndjeshmërinë e lëkurës, alergjitë ose patologjitë e tjera në zonën ku do aplikohet. Për trajtimin e hiperpigmentimeve dhe shenjave të akneve nevojiten minimumi 4 seanca me interval 2 javor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *