– Kam një pyetje për okulisten tuaj. Dua të vë lente, sepse dua të bëj një korrigjim të shikimit. Ajo çfarë dua të di nga ju është: A kanë efekte anësore lentet?
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – Kemi shkruar edhe më parë për lentet që përdoren për korrigjimin e numrit të syzeve, gjë që tashmë është një temë shumë bashkëkohore. Sot, lentet përdoren gjerësisht nga personat që nuk dëshirojnë të mbajnë syze. Mjafton që personat të respektojnë rregullat bazë që bëjnë pjesë në protokollin e kujdesit mbi lentet dhe nuk do të kenë shqetësime apo efekte anësore nga mbajtja e tyre. Jo gjithmonë numri i syzeve përkon me numrin e lenteve me kontakt, prandaj, para blerjes së tyre, duhet t’i nënshtroheni një vizite të detajuar që është shumë më e hollësishme sesa vizita për syze. Ekzistojnë edhe lente kontakti me ngjyrë dhe me numër për personat që dëshirojnë të ndryshojnë edhe ngjyrën e syve, përveçse të zgjidhin defektin e shikimit të lidhur me numrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *