Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A shkakton neurozë ndrydhja e dëshirës seksuale?

– I nderuar Dr. Demiri, kam lexuar para shumë kohësh librin tuaj “Edukata seksuale”, mbi 300 faqe, të cilin e kam quajtur si “vaksinim” për vete e fëmijët e mi. Jam pedagog, dua të jem realist dhe më vjen mirë që ju diskutoni lirisht për çdo çështje psikologjike, pa përjashtuar edhe ato seksuale. Kam lexuar te Frojdi për dëmet që sjell ndrydhja e instikteve dhe për çlirimin e tyre të mundshëm. Si mendoni ju, a shkakton neurozë ndrydhja e dëshirave seksuale?
Jashar Demiri, psikolog: – Frojdi, qëkur ishte mjek i ri, çuditi mjedisin akademik të kohës me qëndrimin realist lidhur me ndrydhjen e instikteve. Ai mbajti një leksion diagnostikues mbi psikozat dhe prejardhjen e tyre e, me një qetësi e natyrshmëri të spikatur, provoi se një pjesë e madhe e neurozave (pothuajse të gjitha), vijnë nga ndrydhja e dëshirave seksuale. Unë nuk e kundërshtoj këtë gjë, pasi edhe në librin tim, që ju e paskeni lexuar, kam shkruar edhe për rolin e seksit në ekuilibrin e individit. Ai, Arkitekti (po deshe thuaj, Krijuesi) e ka bërë çdo gjë me shumë mençuri. Kjo është arsyeja pse vejushat plaken para kohe ose sëmuren më shpesh. Seksi i shëndetshëm është shëndet e jo vetëm kënaqësi. Nga ana tjetër, është edhe një antistres natyral i pazëvendësueshëm, ashtu siç kanë vlerat e veta edhe orgazmat, lindja e fëmijëve për femrat etj. Gjithsesi, unë nuk jam për idenë e seksit pa “frena” e pa rregulla, pasi “turbina” e seksit do t’i gllabëronte njeriut tepër energji të cilat i duhen atij për mirëfunksionimin e tij si qenie biologjike e shoqërore. Unë vlerësoj shumë edhe sublimimin, domethënë, harxhimin e energjive për punë e veprimtari të dobishme, por pa e tepruar. Nuk jam për tejskaje! Njeriu nuk është makinë dhe natyrshmëria e ndjenjave duhet respektuar. Në punën time me klientet e shumta, gjatë seancave, kam parë se është shumë e shpeshtë lindja e neurozave për shkaqe seksuale dhe i kam shëruar ato, bazuar edhe në psikoanalizën e Frojdit dhe në hipnoterapi. Kjo është një temë shumë e gjerë që s’mund ta japim aq të plotë në një përgjigje gazete. Mjafton të përmendim një shembull; një studiues i huaj, ka argumentuar se gjatë analizës së 700 rasteve të vetëvrasjeve, 68 % e tyre, domethënë 476, ishin shkaktuar nga konflikte mbi tabanin seksual. Lexojeni këtë në faqen 219 të librit tim dhe gjykojeni edhe vetë. Presupozohet se sikur të vetëvrarët të kishin kërkuar në kohën e duhur ndihmën e psikologut, këto drama të rënda do të ishin shmangur në masën mbi 80%, pra, nga 700 të vetëvrarë, rreth 600 do të ishin gjallë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

S’di nga t’ia filloj jetës...

Next Post

Fillimi i marrëdhënieve intime pas shtatzanisë

Advertisement