Përbërësit për dy persona:

Oriz stërgjatësh, 1 gotë uji

Gjalpë, 1 lugë çaji

Kripë, ½ luge çaji

Piper i zi, sipas dëshirës

Kurkum, ¼ e lugës së çajit

Ujë, 2 gota.

 

Gatimi:

Gjithçka fillon me larjen e orizit. Ai duhet larë vetëm me ujë të ftohtë dhe të rrjedhshëm. Shpëlajeni disa herë dhe pastaj, lëreni ca të thahet. Ndërkaq, ziejeni ujin në një tenxhere, duke i hedhur pak kripë. Shkrini gjalpin, hidhni beharet, orizin dhe kavardiseni me to. Sekreti qëndron në faktin që çdo kokërr duhet të “njomet” në yndyrë. Kjo ndihmon që pilafi të mos bëhet qull, por të rrijë kokrra veç nga kokrra. Gjatë kavardisjes, orizi në fillim merr një ngjyrë të kristaltë, pastaj merr ngjyrën e qumështit. Pikërisht në këtë etapë i hedhim ujin e valuar, e mbulojmë me kapak dhe e vëmë të ziejë. Mos e hapni kapakun dhe mos e trazoni me lugë, lëreni të gërhasë në zjarr shumë të ngadaltë. Vazhdon kështu deri në 15-20 minuta. Kujdes me beharet: Mos hidhni shumë syresh se “i marin” aromën e vet orizit. Pilafi indian aty e ka lezetin; të mbajë era oriz.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here