Përshëndetje Ervin, kam një makine Benz e270 të vitit 2001, para 2 javësh ndërrova ferrotat e përparme të makines sepse më doli shenja e ferrotave dhe mekaniku më tha që duhen ndërruar. Ka 2 ditë që kur jam në ecje dhe frenoj makina ka një dridhje shumë të fortë, sidomos në timon ndjehet shumë. Vetëm në momentin e frenimit ma jep këtë lloj dridhje kur nuk frenoj makina është shumë mirë. Doja të dija a ka lidhje kjo gjë me ferrotat që kam ndërruar? Faleminderit.

 Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Përshëndetje! Dridhjen që ka makina juaj vjen si pasojë e disqeve të frenave, që është pjesa ku ferrota fërkohet që të bëjë ndalimin e mjetit. Si pasojë e deformimit që kanë marrë disqet e frenave vjen kjo llojë dridhjeje.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *