– Përshëndetje! Kam një shqetësim të cilin dua ta ndaj me ju dhe uroj të marr përgjigje sa më shpejt. Para tre vjetësh kam vuajtur nga tiroidet dhe, për një vit, u shërova me tableta. Ka kaluar një vit qëkur kam bërë analizën. Unë nuk e kam patur të fryrë gjendrrën e tiroides. Tani, e ndjej që nuk i kam rrahjet e zemrës të rregullta dhe kam lodhje. Më dhemb edhe koka. Mos janë këto shenja të acarimit të tiroides? Mos vallë duhet ta përsëris analizën?
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Në të vërtetë, e kam shumë të vështirë t’ju jap një përgjigje të prerë sepse më thoni që keni qenë e sëmurë dhe jeni shëruar për një vit me ilaçe, por sërish ju është kthyer sëmundja. Pra, nuk e kam shumë të qartë shqetësimin dhe atë çfarë keni dashur të më thoni. Në këtë moment, unë ju sugjeroj të shikoheni dhe të vlerësoheni me kujdes nga një mjek endokrinolog sepse mund të keni kaluar një infeksion akut të gjendrrës tiroide dhe duhet parë nëse ai është shëruar plotësisht. Duhet parë nëse ka nevojë të ndihmohet tiroidja me ilaçe në këtë moment dhe nëse ju ka dhënë ndonjë dëmtim ky infeksion. Të gjitha këto s’mund t’jua rekomandoj nëpërmjet gazetës, pa ju vlerësuar objektivisht dhe pa e parë nga afër gjendjen tuaj. Faleminderit për mirëkuptimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *