Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Marmalatë me ftonj

Kjo recetë mund të shërbejë vetëm si bazë dhe pikënisje, por sipas sasisë së ftonjve mund të shtojmë apo pakësojmë sasinë e sheqerit dhe të lëngut të limonit.

Përbërësit:
Ftonj, 1 kilogramë e gjysëm
Limon, 1 kokërr
Sheqer, 1 kilogramë-1 kilogramë e 200 gramë

Përgatitja:
Ftonjtë i lajmë me kujdes, i presim gjatazi në feta të holla, u heqim zemrën dhe farat (disa ua lënë) dhe i hedhim sakaq në ujë, që të mos nxihen. Në të njëjtën tenxhere, hedhim edhe një limon, të prerë po kështu si ftonjtë, por të pastruar mirë nga farat. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë deri në 30 minuta. Pas zierjes, i kullojmë dhe lëngun e lëmë për komposto ose limonatë. Të gjitha i grijmë, duke i bërë si pure dhe i hedhim në një kullesë apo sitë. Shtojmë sheqerin, i përziejmë me kujdes dhe i vëmë (ato çka dalin nga sita) të ziejnë përsëri, por tanimë pa kapak. I ziejmë deri në tre orë rresht, duke i përzier vazhdimisht me lugë druri. Marmalata ka për të ndryshuar ngjyrë, po ju, mos u shqetësoni. Pasi zien, e hedhim sipas dëshirës në forma, të cilat i lyrosim paksa me gjalpë apo vaj të kulluar. Kur marmalata të ftohet, është gati për ta prerë. Në rast se marmalata juaj nuk ka ngrirë sa duhet, ka mbetur e lëngshme dhe nuk pritet me thikë, mbulojeni me peceta letre dhe lëreni në një vend të nxehtë, që të thahet. Zakonisht, ky proces kërkon tre ditë. Marmalatës së prerë në copa, mund t’i japim edhe tani forma nga më të ndryshmet. Për përdorim të përditshëm, mund të mjaftohemi edhe duke i prerë copat e vogla me thikë të mprehtë. Sipas dëshirës, mund t’i mbështjellim copat e vogla në letër karamelesh. Në rast se dëshirojmë, mund t’i hedhim përsipër arra të bluara, sheqer pudër, etj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta dallosh e ta parandalosh një infarkt?

Next Post

BARCALETAT E DITES

Advertisement