Lokali i bukur…

Dy miq takohen me njëri-tjetrin. Thotë i pari:

– Kam dëgjuar se në Tiranë është një alamet lokali, ku ia kalon për mrekulli, ka muzikë të bukur, mund të bëhesh tapë me dhjetë mijë lek, ambienti është fantastik dhe, po qe i zoti, bën seks natë për natë!

– Uau! – thotë tjetri – Ke shkuar ti?

– Jo, unë ende jo, po gruaja ime shkon vazhdimisht…

 

Kafshimi

– Doktor, doktor, një qen më kafshoi dorën!

– E dezinfektuat?

– Jo, iku me vrap!

 

Beni

– Babi, është e vërtetë se kafshët e ndërrojnë peliçen vit për vit?

– Shshshsht Beni, se mos ta dëgjojë mami…

 

Çifti

Jetoj në një vilë në fshat, së bashku me gruan time. Dje në mbremje, në shtëpinë tonë ra një zjarr i madh. Në pak minuta, para se të vinin zjarrfikësit shtëpia u dogj e tëra nga flakët. Unë dhe ime shoqe, u përpoqëm të shuanim zjarrin, por nuk ia dolëm mbanë. Kur gjithçka u dogj, ne të dy u ulëm, aty jashtë dhe, ndërsa unë qaja për djegien e shtëpisë sime të dashur, gruaja, duke buzëqeshur e lumtur, më tha:

– S’ma kishte marrë kurrë mendja se gjërat do të shkonin kështu… Kishim 15 vjet që nuk dilnim së bashku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *