1 filxhan çaji qumësht i vakët
4 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle sheqer
2 kokrra vezë
1 lugë e gjysmë kafeje kripë
3 filxhanë çaji miell
1 lugë e gjysmë kafeje, maja e thatë
Përgatitja
Futen sipas radhës në makinën e bukës dhe brumi i përgatitur ndahet në 12 toptha që t’i nxërë tava e muffins. Sigurisht që mund t’u jepni edhe formën që ju pëlqen, nëse nuk doni të përdorni tavën në fjalë.
Mund ta bëni brumin edhe me dorë, por më parë vëreni majanë të vijë nja 10 minuta me sheqerin dhe qumështin e vakët. Lëreni të pushojë 40 minuta sa të dyfishohet si vëllim dhe, kur t’i vini në tavë, lyejini me vezë të rrahur dhe hidhuni pak sheqer lart. Nëse doni mund t’u fusni brenda brioshëve nutella, apo reçel.
Piqet në 190 gradë, për 15-20 minuta. Mmmmmm…