Pensioni

Një ditë, truri, zemra dhe penisi paraqiten në zyrën ku bëhen kërkesat për të dalë në pension. Punonjësi i fton të futen brenda dhe nis t’i pyesë një nga një:

– Tru, ngrihu dhe më thuaj se pse do që të dalësh në pension?

Truri: – Në këtë moshë, kam nisur të mos i koordinoj si duhet lëvizjet e trupit, harroj shumë…

Punonjësi: – E kuptoj… Tani, ngrihu ti zemër dhe më thuaj se pse dëshiron të dalësh në pension?

Zemra: – Nuk arrij ta ruaj më ritmin, lodhem shpejt…

Punonjësi: – E kuptoj… Penis, ngrihu dhe më thuaj se pse dëshiron të dalësh në pension?

Penisi: – Më falni po, ju mendoni se po të arrija të ngrihesha, unë do të vija këtu të kërkoja pensionin?!

 

Dieta

– Ka një muaj që gruaja ime po ndjek një dietë!

– Sa mirë! Si po i shkon?

– Në fakt, vazhdon ta ndjekë… nuk e ka arritur akoma!

 

Në gjyq

Gjyqtari pyet dëshmitarin kryesor të një vrasjeje.

– Na thoni, sa larg skenës së krimit ishit në të shtënën e parë?

Dëshmitari: – Rreth njëzet metra…

Gjykatësi: – Ah, shumë mirë; domethënë, ju e keni parë të gjithë skenën. Sa larg ishit në të shtënën e dytë?

Dëshmitari: – S’di ta them saktësisht, por nja dy kilometra…

 

Pyetja

– Përshëndetje goce… Ti je ajo vajza që ka një motër shumë të bukur?

– Jo, jo, ajo është motra ime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *