Në kinema
Një kalë shkon në kinema dhe, me zë të lartë, i drejtohet biletashitësit:
– Më jepni një biletë, më jepni një biletë…
I habitur, biletashitësi ia kthen: – Uau, ju flitkeni!
Kali: – Po, por pa merak, kur të hyj, nuk do të flas fare…
Telefonata
Ajo: – E shikon që ankohesh kot se qëndroj shumë në telefon? Ja, vetëm 10 minuta më zgjati telefonata!
Ai: – Epo, shyqyr, më në fund! Kush ishte?
– S’e di… Kishte ngatërruar numër!
Mjekët
Një pacient është shtruar në spital dhe, për konsultë, shkojnë dy mjekë, që ishin miq të vjetër me njëri-tjetrin. Thotë i pari:
– Duhet t’i presim këmbën e djathtë!
I dyti: – Jo, unë mendoj se duhet t’ia presim të dyja këmbët!
– E ke gabim… Vetëm të djathtën!
– Jo, jo, të dyja!
Atëhere, thotë i pari: – Epo mirë atëhere, ia presim të dyja! S’do ta prishim miqësinë për një gjë kaq të vogël…
Furtunë
Bie një rrufe e paparë. Klienti, i telefonon qendrës së asistencës:
– E dëgjuat atë rrufenë që ra pak më parë?
– Po, ndodhi gjë?
– Mua jo… Kompjuteri mori flakë, ndërsa tani po nxjerr tym. Çfarë problemi mund të ketë?