Lidhje serioze….
Jam Jetime, po vuaj shumë, dëshiroj të lidhem me një zotëri, të jetë korrekt dhe jo mashtrues, gjer në moshën 50 vjeç. Të mos ketë njeri në ngarkim, të jete i sjellshëm. Nr. tel. 0697890063. Zileve dhe sms-ve nuk u përgjigjem. Kush është i interesuar të telefonojë seriozisht.
Merita nga Preza e Tiranës, me karakter të lartë, shëndet dhe ekonomi të mirë, simpatike, e mbajtur, e rregullt, pa probleme dhe pa fëmijë. Interesohem të njihem me një 60 vjeçar për lidhje shumë serioze që të jetë: me karakter të lartë, i paraqitshëm, me arsim të lartë pa probleme dhe banues në Tiranë. Ai që plotëson këto kushte të lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.
Kërkoj një shoqe të mirë siç jam dhe vetë, dua ta bëj motër se nuk kam, të qaj çdo hall me të se skam me kë ti qaj. Jam e martuar me fëmijë të rritur 47 vjeçe nga Fieri. Për më tepër lini numrin tuaj te telefonit ne gazete.
Përshëndetje, jam një zonjë 52 vjeçe vuaj shumë me burrin dhe me kalamajt, dua brenda mundësive të njoh një person të më kuptojë dhe të më ndihmojë nga gjëndja që jam unë. Dua të më ndihmojë dhe të më qëndrojë pranë për çdo gjë. Pres përgjigje në gazetë, lini numrin tuaj të telefonit në gazetë.
Jam Emilia me banim ne Tirane. Për një menyre me te lehte njohje po shkruaj ne gazeten Intervista. Jam nje vajzë e arsyeshme e rregullt dhe e kompletuar. Kërkoj nje lidhje vetem per qellime serioze. Dëshiroj qe i interesuari te jete vetëm i besimit te krishtere. Personi te jetë i sinqerte, korrekt dhe ne pune, nga mosha 38-45 vjeç. Ai që është i interesuar vetem per nje lidhje serioze te lere nr. cel. ne gazete per komunikim.
Jam nje zonjë nga Durrësi shume kìnge nga ana vizive e gjate por e dìvorcuar. Deshiroj te bashkëjetoj me nje njeri serioz pa vese dhe në gjendje te mëre ekonomìke. Te ketë shtëpinë e tìj dhe pa njeri në ngarkim se dhe vete jam solo. Mosha 45 vjeç e lart. Vetem ai qe e gjen veten te ky mesazh te dergojë sms në nr. tim AMC82459TM.
Jam Bardha kam humbur lidhjen me Bardhin po e kërkoj gjithandej askerkund s’po e gjej meqe ai nuk le gazete pa lexuar besoj se ka per ta kuptuar dhe ka per të telefonuar: 06869188AA askush te mos i bjerë se per mua ska asnjë vlerë.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana kam shtëpinë time, jam në punë, e paraqitshme, e rregullt në çdo drejtim, dua lidhje serioze me një zotëri deri 50 vjeç, të jetë i paraqitshëm, me punë, me ekonomi të mirë, të jetë i rregullt në çdo drejtim. Kush e gjen veten tek kjo sms të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Jam Stelina me banim në Tiranë, dhe origjinë nga Jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë simpatik, me trup të rregullt i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bizhozit, mosha 46-50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Faleminderit.
Jam M., me arsim të mesëm, por rri në shtëpi. Dua të njoh një njeri të kaloj jetën me të, të jetë brenda ose jashtë atdheut. Zotëria të jetë shumë i urtë, i sjellshëm dhe me vlera, siç jam edhe vetë. Unë jam 54 vjeçe dhe banoj në Durrës. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam Tina, 37 vjeçe, e divorcuar, pa femije. Nuk jam sakate, por me një difekt te padukshem. Jam dorë e bardhë, kërkoj nje djalë per martesë të divorcuar 42 vjeç, te mos ketë femije nga martesa më parë. Të jetë njeri i mirë jo batakci qe ka mendje per budallallëqe. Të mos jetë sakat po me ndonje difekt te padukshem. Nëse ka ndonje djalë per mua vetem per martesë dhe me këto kushte te lërë nr. telefoni në gazetë dhe do t’ju lutesha shumë jo tallje vetëm për martesë.
Përshëndetje, jam një zonjë e re nga Vlora, kam humbur lidhjet me një person me emrin Alban nga Durrësi që është 42 vjeç. Nëse ka ndonjë numër telefoni, lëreni në gazetë, ju lutem. Faleminderit.
Jam nje 52 vjecare e divorcuar, pa femije. Nuk ndihem mire ne Shqiperi dhe dua te largohem jashte. Kush zoteri apo zonje mund te me ndihmoje të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Përshëndetje. Unë jam një zonjë nga Jugu, por me banim në Tiranë. Kërkoj të njoh një zotëri mosha 30-40 vjeç, të dijë të respektojë një femër. Nuk jam materialiste nuk kam nevojë për para, nuk po dal për tu prostituar, por kërkoj një burrë që ti dhurojmë njëri-tjetrit dashurinë, ngrohtësinë dhe respektin e munguar. Unë jam 30 vjeç, me arsim të lartë, e bukur. Zotëria të jetë i arsimuar, serioz dhe simpatik. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jemi dy shoqe nga Shqipëria e Mesme, të divorcuara Suela, 37 vjeçe pa fëmijë, dhe Rina 42 vjeçe me fëmijë. Kërkojmë vetëm për martesë zotërinj nga mosha 42-50 vjeç, të divorcuar të mos kenë fëmijë, të jenë dorë e bardhë, emigrant ose në punë, jo mashtrues se as ne nuk jemi. Me pak fjalë kërkojmë burrë me kalu jetën jo kohën, të jenë serioz, dhe të kenë vetëm qëllime serioze martesore. Kush plotëson kushtet të lërë numër telefoni në gazetë. Ju lutem mos u tallni.
Jam Belisa me banim në Tiranë e divorcuar në mardhënie pune. Jam 39 vjeçe myslimane dua një person për martesë me banim në Tiranë, dhe të jetë i ndershëm, simpatik nga mosha 38-46 vjeç, dua që mesazhin tim ta lexojnë dhe emigrantët në Greqi pasi kam kaluar një pjesë jete në Greqi. Ju lutem pres përgjigje vetëm nga personat serioz nga mosha 46 vjeç e lart.
Përshëndetje! Jam Melisa 50 vjece nga Jugu por banuse në Tirane ndoshta edhe mua Zoti më jep nje mundesi per nje zoteri per te kaluar nje jete te lumtur. Jam e interesuar për një lidhje serioze me nje zoteri nga mosha 53 deri 55 vjeç, të jetë i rregullt per te krijuar nje familje ku te ketë dashurine, siqeritetin, besnikerinë dhe mirëkuptim. Të mos te jete gënjeshtar, mashtrues, pijanec, pra te jete i rregullt nga te gjitha drejtimet sic jam edhe vete. Zoteria do te gjeje tek mua jo vetem nje grua por edhe nje shoqe per gjithe jeten. Pres telefonata jo nga Shqiperia, por dhe nga Diaspora, Greqia apo Italia. Kush e gjen veten ne kete mesash le të lënë numrin e telefonit në gazetë për komunikim. Ju faleminderit.
Jam një zonje nga Fieri 46 vjeçe, jam e mire e pak me shendet, simpatike dhe serioze. Por jeta ime ka qene e vuajtur dhe me burrin që e kam sdo tja dije për asgjë. Kerkoj nje zoteri te mire që më kupton jo nga ata qe tallen. Te me ndihmoj se jam ne gjendje te keqe nga ekonomia te me ndihmojë. Dhe unë do ti fal dashurine time qe nuk ja kam dhene burrit. Ju lutem mos u tallni ata persona që nuk e ndjejnë të më ndimojne mos te shkuajn fare se nuk jam për tu tallur. Ju lutem me doren në zemer jam shume e mire. Zoteria te lere numrin e telefomit në gazetë. Me respekt Aida.
Përshëndetje une jam nje zonje nga Jugu, e divorcuar, 40 vjece, nuk kam femije, dhe mundesite per te lindur me mbaruan, kerkoj nje person te jete i ve, ose i divorcuar per te kaluar jeten, kush deshiron, te lere numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit.
Përshëndetje, jam Stela me banim në Tiranë dhe origjinë nga Jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një ldihje serioze me një person që të jetë me trup të rregullt, simpatik, i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Faleminderit.
Jam X grua me arsim të mesëm, por rri në shtëpi bashkë me fëmijët. Kërkoj një njeri të mirë që të më ndihmojë nga gjëndja ekonomike. Jam 54 vjeçe dhe jetoj vetëm, me fëmijët e mij. Kush është i interesuar të më kthejë përgjigje në gazetë ose celular, por të më thotë numrin e saktë dhe jo anonim, se nuk i përgjigjem. Preferoj një njeri që të jetë brenda ose jashtë atdheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *