Shpejtësia
Disa fëmijë po mburreshin se i kishin baballarët shumë të shpejtë.
I pari: – Babi im, pasi hedh shigjetën, vrapon dhe e kap pa arritur në shënjestër.
I dyti: – Babi im gjuan me pistoletë dhe e kap plumbin pa arritur shënjestrën…
I treti: – E çfarë pastaj? I shpejtë është babi im… Ai është mësues dhe, megjithëse puna i mbaron në orën 4, vjen në shtëpi që në 1.

Qiraja
Mamaja me djalin e saj jetonin me qira. Një ditë, bie dera.
– Shko shih kush është! – thotë mamaja.
Djali shkon e sheh te syri magjik dhe thotë:
– Mami, është pronari… Ke lek ta paguash qiranë, apo… të shkoj të luaj futboll nja dhjetë minuta?

Në autostradë
Dy policë shohin një djalë që rrëshqet me ski në autostradë, e ndjekin dhe, sapo e zënë, i marrin të dhënat. Më pas, i telefonojnë të atit:
– Zotëri, e dini që djali juaj po ecën me ski në autostradë? Ju lutem, ejani ta merrni sa më shpejt!
– Menjëherë, – përgjigjet babai, – Për pesë minuta, do të vij aty me motoskaf!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *