Thonë që “dardha bie nën dardhë”, por kjo teori shpesh është përmbysur duke bërë që “dardha” të bjerë ndonjëherë edhe nën mollë… Ata janë të gjithë të njohur, të gjithë të suksesshëm dhe të gjithë të veçantë në stilin e tyre, por ajo që i bën bashkë, është diçka që e bën një botë të tërë të prekshme, të dobët, të vogël përballë saj: Dashuria për nënën! Sepse përpara saj, gjunjëzohen të gjithë! Kemi mundur të sigurojmë në këtë shkrim, një sërë fotosh ku personazhet publikë shprehin qartë dashurinë që kanë për gruan që u dhuroi jetë. Kjo bie akoma më shumë në sy në rastin e meshkujve që na kanë dhënë përshtypjen e “djemve të këqinj”, të cilët bëjnë sherre, revoltohen, janë gati të ngrenë edhe armët, por kur bëhen fjalë për mamatë, shndërrohen në ata djemtë që mbajnë në duar edhe lule. Të jeni të sigurtë që mamatë e tyre nuk i keni njohur deri më sot dhe në këtë speciale do të mund t’i njihni dhe të vini re ngjashmëritë dhe ndryshimet mes mamave dhe fëmijëve të tyre VIP. Njihni anën tjetër të VIP-ave, atë të ëmblën që besojmë se ju ka rënë rasti ta shihni shumë rrallë, në mos fare…

noizy me maminNoizy
“E vetmja femër që du, është nana që kam në shpi”, thoshte dikur Noizy në njërën nga këngët e tij dhe ai, edhe sot, nuk harron t’ia shprehë dashurinë nënës së tij, duke publikuar edhe foto me të, të paktat herë kur Noizy tregon se di të jetë edhe i ëmbël. Nuk e dimë nëse ëndrra e prindërve të Noizyt ka qenë që ai të bëhet këngëtari që është sot, por me siguri, sot ata janë krenarë për djalin e tyre. Ndërkohë, prindërit e Noizyt, angazhohen për mbarëvajtjen e bizneseve të djalit dhe e ëma, është mbështetësja e tij më e madhe.

 

 

 

 

 

 

 

carti me maminÇartani
“Falemnerit NAN që ma bëre dhuratën ma t’bukur; Jetën. Edhe unë kam një dhuratë për ty; Zemrën e jetën teme t’i kushtoj ty”. Me këto fjalë ka zgjedhur Çartani t’ia shprehë dashurinë nënës së tij për herë të parë, publikisht. Fjalë mjaft të ëmbla dhe të ndjera që çdo nënë do të dëshironte t’i dëgjonte nga fëmija i saj…

 

 

 

 

 

geti-sonte-lansohet-ldquo-mmv-rdquo_hdGetoari
Edhe Getoari, djali që të sheh përmas, ka momentet e tij të ëmbla; kur bëhet fjalë për të ëmën. Edhe ai thotë se e do shumë mamanë e tij dhe është shumë krenar për të.

 

 

 

 

 

 

gbmc me maminGBMC

”Nëna ime faleminderit që më dhe jetë, je gruaja që dua e respektoj më shumë në këtë botë”, është fjalimi i radhës për nënën. Po flasim për GbMC… Ndoshta dëshira e nënës së tij ka qenë që djali të ndiqte hapat e saj, por pavarësisht kësaj, ajo është gjithmonë krahu i tij i djathtë.

 

 

 

 

 

 

 

dafina zeqiri me maminDafina Zeqiri

Siç dihet, prindërit e Dafinës janë të ndarë dhe ajo është shumë e lidhur me mamanë, me të cilën edhe ka zgjedhur të jetojë. Edhe Dafina ka publikuar foto me mamanë e saj, ku nuk harron të shprehë dashurinë e pakushtëzuar që ka për personin që i qëndron gjithmonë pranë.

 

 

 

 

 

 

 

dhurata dora me nenenDhurata Dora
Ja ku keni mundësinë të njihni për herë të parë edhe mamanë e këngëtares Dhurata Dora. Në fakt, kur pamë foton, menduam se ishte motra e saj binjake… A nuk ngjajnë shumë?!

 

 

 

 

 

 

 

 

enca me maminEnca
Për Encën, e ëma është “gjithçka” që ka. Me sa duket, tek ajo, Enca nuk gjen vetëm prindin, por edhe shoqen, shokun, këshilluesen e mbështetësen. Mami është po aq simpatike sa vajza, madje jemi të sigurtë që Enca do dëshironte t’i ngjante edhe më shumë, me ngjyrën e syve.

 

 

 

 

 

 

 

 

ledri me mamin 1Ledri
Ai është djalë i vetëm dhe duke qenë i tillë, me siguri është edhe i llastuar. Pavarësisht se nëpër këngë dhe klipe e kemi parë në momente rebelimi, kur është pranë mamit, ai është djalë i butë dhe i bindur. Ata të dy duket se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin, madje mamaja e tij është shprehur se e mirëpret çdo gjë që vjen nga Ledri.

 

 

 

 

motrat vjollca me maminMotrat Vjollca
Ato janë katër motra dhe që të katërta shumë simpatike; dy prej tyre kanë zgjedhur televizionin, ndërsa dy të tjerat, një jetë më të thjeshtë. Ju që deri më sot keni njohur vetëm Marinën dhe Luanën, këtë herë do të mund të njihni jo vetëm dy motrat e tjera, por edhe mamanë e tyre, e cila me siguri, është krenare për vajzat që ka rritur!

 

 

 

 

 

 

 

 

samanta me maminSamanta
Me këtë rast, nuk njohim vetëm mamanë e Samantës, por edhe motrën e saj, të cilën nuk e kishim parë ndonjëherë. Samanta nuk i publikon fotot e tyre, ndoshta ngaqë do që t’i mbajë larg qendrës së vëmendjes, por përderisa ka zgjedhur të jetë e njohur tashmë, ajo e ka të vështirë ta mbajë familjen larg shtypit rozë.

 

 

 

 

 

 

 

stresi me maminStresi
Stresi është njëri nga rreperat më të lidhur me nënën, së cilës i kushton dedikime dhe fjalë shumë të ëmbla, të cilat po nuk i lexove me sytë e tu, nuk e beson se janë thënë nga një rrepist që përveçse për muzikën, përflitet edhe për sherre, armë e arrestime. Por, në sytë e nënës, ai do të jetë gjithmonë djali i bindur dhe i mirë, ashtu siç shndërrohet në të vërtetë kur është pranë saj.

 

 

 

 

 

 

tuna me maminTuna
Të kesh një mama kaq simpatike sa Tuna, do të thotë të jesh dy herë në qendër të vëmendjes, ngado që shkon. Teksa e shohim në foto, ne nuk arrijmë ta kuptojmë se cila në të vërtetë është “zogu më i mirë prej krejtve”. I sugjerojmë Tunës t’i vërë hudhër mamit sa herë të dalë në publik me të.

 

 

 

 

 

mihria me maminMihrie Braha
Këngëtarja Mihrie Braha, teksa i ka uruar ditëlindjen mamasë së saj, ka publikuar për herë të parë edhe një foto bashkë me të dhe motrat e tjera. Ajo e falënderon për punën e palodhur që ka bërë me vajzat, të cilat sot janë krenare për mamanë që kanë dhe e anasjellta.

 

 

 

 

 

genta me maminGenta Ismajli
Ky është një nga rastet kur thuhet se është më e mirë e ëma se e bija. Mami i Gentës është vërtet shumë simpatike dhe nuk kishte si të dilte ndryshe edhe Genta. Nëse edhe mami i saj do të ishte marrë me muzikë, me siguri, Genta do ta kishte një konkurrente tepër të fortë.

 

 

 

 

 

 

 

 

eliza dushku me mamin copyEliza Dushku
“Nëna ime është absolutisht heroi im dhe kanë kaluar vite qëkur jemi përpjekur të ndërtojmë dhe përsosim raportin nënë-bijë. Pesë vitet e fundit kanë qenë me të vërtetë të jashtëzakonshëm, duke punuar me nënën time, duke e ndjekur dhe duke mësuar nga ajo. Nuk ka pasur gëzim më të madh në jetën time sesa të punoj me nënën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *