ZHAPIKKy zhapik, i cili është parë nga larg që në vitin 1963, u quajt nga biologët vendas Pinokio, për shkak të hundës së tij të gjatë, mirëpo ky konstatim nuk u vërtetua për dhjetë vjet me radhë dhe në vitin 1963, ai lloj u shpall i zhdukur. Në vitin 2005, filloi të përhapej fjala se Pinokun e kishin parë edhe tri herë të tjera. Para pak kohësh, një grup ornitologësh, duke kërkuar këtë zhapik të rrallë në pyjet tropikale, arritën jo vetëm ta shikonin nga larg, por edhe ta fototografonin, madje edhe ta xhironin në telekamera. Në video u xhirua një Pinokio mashkull sepse ata e kanë hundën më të gjatë. Kjo gjatësi nuk luan asnjë rol, është vetëm, si të thuash, një shenjë zbukurimi… Sidoqoftë, studimet e këtij lloji të porsarizbuluar sapo kanë filluar dhe, në të ardhmen, ornitologët do ta përshkruajnë atë më hollësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *