Përbërësit për katër persona:

Rosë, deri në dy kile e gjysëm
Verë e kuqe brusko, 100 mililitra
Lëng shege, 100 mililitra
Sheqer, 2 lugë gjelle.
Xhinxher i thatë, deri një lugë gjelle (i njomë, deri në gjysëm luge çaji)
Spec i kuq djegës, 1 copë
Kripë e piper, sipas dëshirës
Mollë majhoshe, 3 kokrra
Erëza jeshile, një trumbëz

Gatimi:
Rosën e lajmë dhe e thajmë me pecetë letre. I shpojmë lëkurëm që t’i dalë dhjami. E fërkojmë rosën me kripë e piper, brenda dhe jashtë. Për mbushje përdorim mollët majhoshe. I lajmë mollët dhe i ndajmë në katërsh. Sobën e vëmë në 18 gradë dhe e lëmë derisa rosa të prarohet gjithandej. Zakonisht, që të piqet mirë, rosa duhet të qëndrojë në furrë 2 orë. Në fund të tavës, hedhim pak ujë. Pas gjysëm ore, e kthejmë në anën tjetër. Në kohën kur piqet rosa, ne përgatisim salcën me lëng shege. E përziejmë atë me sheqerin, shtojmë verën dhe beharet. Hedhim specin djegës. I vëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa të trashen. Kur të jetë pjekur rosa, e lyejmë në të dyja anët me salcën e përgatitur dhe e vëmë përsëri në furrë, duke e ngritur nxehtësinë në 220 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *