Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Këshilla bukurie që u vlejnë të gjithave

top-10-most-beautiful-womenBukuria nuk varet nga një tipar i vetëm i fytyrës apo trupit, por është një kombinim i të gjithave. Kushtojuni kujdes gjërave të vogla dhe do të dukeni bukur çdo ditë…

1. Pore të padukshme
Megjithëse nuk mund t’i mbyllni poret e mëdha në lëkurë (që janë të zakonshme te gratë me lëkurë të yndyrshme), mund t’i bëni ato të bien më pak në sy.
Në shtëpi: Bëni një pastrim dhe eksfoljim të rregullt të lëkurës, sepse kjo do të pakësojë sasinë e vajit dhe do të largojë papastërtitë që bllokojnë poret tuaja. Kërkoni produkte që kanë acid glikolid apo retinol, të cilat të ndihmojnë të zbuzësh dhe lëmosh teksturën e fytyrës. Edhe kremërat e produktet e grimit që zgjedh janë të rëndësishëm. Fillojeni me një bazë dhe përdorni një krem-pudër kremoz, për t’i dhënë fytyrës një pamje të mëndafshtë.
Te profesionistët: Dermatologu mund t’ju këshillojë një eksfoljim me produkte kimike. Mos i lini grimierët (ose veten) të shtrydhin puçrrat apo pikat e zeza, sepse shtrydhja mund të shkaktojë dëmtim strukturor të lëkurës, duke i bërë poret edhe më të mëdha me kalimin e kohës. Pyeteni doktorin nëse do të ishte mirë të përdornit retinoidet, si Retin-A apo Refissa, që eksfoljojnë poret dhe zbusin rrudhat.
Provoni: Elizabeth Arden Ceramide Ultra Lift and Firm Makeup SPF 15.

2. Vetulla të bukura
Vetullat e plota dhe të trasha janë më të mira se ato të holla, që ju bëjnë të dukeni më e moshuar.
Në shtëpi: Sipas ekspertëve, heqja e tepruar e qimeve është gabimi më i madh që bëjnë gratë. Njëri prej tyre këshillon: “Përvijëzojini vetullat para se t’i hiqni, që të shkulni vetëm fijet që dalin prej kësaj”. Për të pasur vetulla të bukura, çdo ditë, përdorni pak xhel vetullash për t’i bërë më të fryra dhe pastaj, mbushini boshllëqet me një furçë të vogël me kënd, të cilën e keni lyer më parë me pudër vetullash. Nëse e keni me nxitim, vizatoni me një laps ca vija të shkurtëra si qime dhe vërini sipër pak xhel vetullash.
Te profesionistët: Heqja e vetullave me dyllë është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike, por mund t’jua irritojë lëkurën. Për një alternativë më të butë, estetisti mund t’jua heqë vetullat me piskatore, ose me një fije peri pambuku.
Provoni: Revlon Brovv Fantasy.

Advertisement

3. Dhëmbë të bardhë
Kafja e mëngjesit, ose gota e verës në darkë mund t’jua zverdhë dhëmbët me kalimin e kohës
Në shtëpi: Ka kite të ndryshme që shiten në farmaci, të cilat jua zbardhin dhëmbët tre deri në pesë tonalitete brenda dy orëve. “Nëse një shirit (apo strishë) nuk është i mjaftueshëm për t’ju mbuluar 8-10 dhëmbët e parë (ata që tregojmë kur buzëqeshim), ju mund të përdorni dy”, thotë një specialist. Ripërsëriteni këtë gjë çdo 6 muaj. Edhe buzëkuqi i duhur mund t’u japë dhëmbëve tuaj një shkëlqim ndriçues. Zgjidhni një ngjyrë të kuqe si të frutave të pyllit, pasi nëntonet blu që ato përmbajnë, jua bëjnë dhëmbët të duken më të bardhë.
Te profesionistët: Doni të bëni një zbardhje edhe më të theksuar të dhëmbëve? Ka trajtime te disa profesionistë, si Zoom 3 Advanced Povver Teeth VVhitening ($650), të cilat i zbardhin dhëmbët me 7-10 tonalitete në një seancë 45 minutëshe, zbardhje që zgjat dy vjet.
Provoni: Crest 3D VVhite 2 Hour Express VVhitestrips, $55 një kuti

4. Depiloni buzën e sipërme
Është e zakonshme të dalin qime të zeza mbi buzën e sipërme, duke filluar nga mosha 30 vjeçare. Ndryshimi i hormoneve, veçanërisht gjatë menopauzës, e përkeqësojnë problemin.
Në shtëpi: Buzën e sipërme mund ta depiloni lehtësisht me dyllë edhe vetë, pasi qimet janë të holla. Përgatiteni zonën duke e fërkuar me alkool për të larguar yndyrën dhe pastaj hidhni pak pudër, në mënyrë që dylli të tërheqë vetëm qimet. Aplikoni me një dyllë me temperaturë të ulët dhe në drejtimin e rritjes së qimeve. Tendoseni buzën dhe hiqeni dyllin me një lëvizje të vendosur dhe të shpejtë.
Te profesionistët: Heqja e qimeve me lazer është një zgjidhje e përhershme për këto qime të bezdisshme. Ju duhen 6 seanca trajtimi, sepse qimet mbi buzën e sipërme janë të vështira për t’u hequr.

5. Balluke të bukura
Balluket e gjata deri te vetullat janë me stil, por kërkojnë punë për t’u mbajtur. Që t’i largoni nga sytë, ju duhet t’i shkurtoni çdo tre javë.
Në shtëpi: Megjithëse ne gjithmonë këshillojmë që prerjen e flokëve duhet ta bëjë një profesionist, mund të bëni vetë një prerje ballukesh ndërmjet dy seancave që duhet të shkoni te parukieri. Ju duhen një palë gërshërë të mira për flokët ose për lëkurëzat e thonjve. Pasi t’i keni tharë flokët, mbajini gërshërët vertikalisht (paralelisht me hundën) dhe bëni prerje 0.7 cm në tufëza të vogla. Në realitet, ju i shkurtoni balluket duke holluar fundet.
Te profesionistët: Shumica e parukierëve bëjnë një shkurtim falas për klientët e rregullt, kështu që mos hezitoni të shkoni atje 5 minuta, nëse nuk e ndjeni veten të aftë t’i shkurtoni në shtëpi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra për shëndetin që nuk i dini!

Next Post

Ganja: Jeta e artistit është jetë e natës...

Advertisement