Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

10 gjëra për shëndetin që nuk i dini!

– A duhet të ndjek një dietë pa gluten?

– Vetëm nëse vuan nga sëmundja celiake, pra, nëse ke intolerancë ndaj produkteve me gluten. Ekspertët nuk mendojnë më se gluteni shkakton kruarje, dhimbje stomaku, ose shtim në peshë te personat e pasëmurë. Ju mund të evitoni ushqimet e pasura me gluten, si biskotat dhe buka e bardhë, por mos hiqni dorë nga drithërat integrale, nëse nuk jua këshillon doktori. Ato të bëjnë të ndjehesh i ngopur dhe kanë plot substanca të shëndetshme.
– Është e shëndetshme një gotë verë në ditë?
– Jo për të gjithë. Sasi të vogla alkooli mund të evitojnë sëmundjet e zemrës dhe të ulin gjasat e infarkteve, goditjeve të trurit dhe diabetit, por nëse pi shumë, mund të kesh probleme me mëlçinë, zemrën dhe kancere të gjoksit, zorrës së trashë, etj. Nëse zakonisht, ju nuk pini, mos filloni tani. Nëse pini, gratë duhet të kufizohen me një gotë në ditë, ndërsa burrat, me dy gota.
– Janë të vlefshme seancat e shkurtra të fizkulturës?
– Po. Të gjata janë më të mira, por nëse nuk keni kohë, mund të bëni seanca të shkurtra. Specialistët këshillojnë 150 minuta aerobi me intensitet të moderuar në javë (si ecje në këmbë, ose me biçikletë), plus dy seanca për forcimin e muskulaturës. Disa 10-minutëshe fizkulturë në ditë mund të të bëjnë të jesh në formë.
– Më mirë të konsumosh sheqer, apo shurup fruktoze?
– Shurupi i fruktozës, që merret nga misri, ka famë të keqe, por trupi i njeriut e tret atë në po atë mënyrë siç e bën me sheqerin e zakonshëm, që prodhohet nga kallami, apo panxhari. Më mirë t’i konsumosh me masë që të dy, sepse përndryshe mund të kesh probleme me shtimin në peshë, rritjen e presionit të gjakut, diabet të tipit 2 dhe sëmundje zemre.
– A ka rëndësi kolesteroli që gjendet në ushqime?
– Obeziteti, mundesa e aktivitetit fizik dhe mënyra e keqe e të ushqyerit mund ta ngrenë nivelin tuaj të kolesterolit më shumë sesa një kokërr vezë. Yndyrnat që e shtojnë më shumë kolesterolin janë ato që gjenden te mishi, qumështi e produktet e tij dhe ushqimet e përpunuara. Zgjidhni mish pa dhjamë, qumësht pa yndyrë dhe kushtojuni vëmendje porcioneve dhe sasisë së karbohidrateve. Nëse keni nivel të lartë kolesteroli, pyesni doktorin se çfarë ushqimesh duhet të evitoni.
– A shkaktojnë autizëm vaksinat?
– Jo. Në një studim të vitit 1998 thuhet se autizmi shkaktohej nga vaksina e fruthit dhe shytave, por kjo ishte bazuar në një studim të gabuar, që më pas i përgënjeshtroi përfundimet e tij. Ndërkohë, disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se vaksinat nuk kanë lidhje me autizmin, por i mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rezikshme, si kolla e mirë dhe poliomeliti.
– A është i rrezikshëm ushqimi që ngrohet në furrën me mikrovalë?
– Jo, nuk është. Mikrovala nuk i bën ushqimet “radioaktive”. Mikrovala i bën të lëvizin molekulat e ushqimeve tuaja, gjë që krijon fërkime që i ngroh ato. Mikrovala krijon fusha të vogla magnetike, por ato janë konceptuar në atë mënyrë që të mos krijojnë probleme. Vetëm, mos përdorni një furrë me mikrovalë, nëse i ka dyert të dëmtuara.
– A shkaktojnë kancer telefonat celularë?
– Ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Shumë studime, përfshi këtu edhe një me 420 mijë njerëz për 20 vjet rresht, kanë treguar se nuk ka lidhje mes tumorit të trurit dhe përdorimit të telefonit celular. Megjithatë, një studim i fundit, ka gjetur një lidhje mes një tipi specifik tumori të trurit, të quajtur glioma dhe përdorimit me tepri të celularit. Nëse jeni të shqetësuar, përdorni kufje, një mikrofon dhe kufizoni kohën e përdorimit të celularit.
– A mund të jem i shëndoshë dhe i shëndetshëm njëkohësisht?
– Ekspertët nuk janë të sigurtë për këtë. Sipas një studimi njerëzit e shëndoshë rrojnë më shumë, ama ata që kanë mbi vete kilogramë të tepërt, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga zemra, kanceri, ose të vdesin sesa njerëzit e dobët. Atëhere, bëj ç’është e mundur që të jesh i shëndetshëm, bëj aktivitet fizik, ha në mënyrë të shëndetshme dhe nëse mundesh (e ke nevojë), bjer ca kilogramë në peshë.

Shkurt
Një ditë shëtitje në Pekin, është baraz me pirjen e 21 cigareve
Ndotja në qytetet e mëdha kineze është mbytëse për banorët. Fotot që kemi parë para disa kohësh në Pekin ishin si ato të një filmi fantastiko-shkencor dhe përfaqësojnë një shoqëri që shkon drejt zhdukjes së sigurtë. Thuhet se ndotja është shkaktuar nga një erë e ardhur nga shkretëriera e Gobit, e kombinuar me gazrat e miliona automjeteve që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit kinez, pa llogaritur këtu se Kina konsumon po aq karbon sa gjithë pjesa tjetër e globit, e marrë së bashku…
Një studim i kryer nga gazeta japoneze “The Asahi Shimbun AJW”, tregon se, të shëtisësh një ditë nëpër rrugët e Pekinit është njësoj sikur të kesh pirë 21 cigare. Shifra shkon në 25 cigare për qytetin e Guangzhusë, që është edhe më i ndotur. Në qytetet kineze, numri i pjesëzave të vogla që gjenden në ajër i ka tejkaluar normat e caktuara nga OBSH-ja. Përveç kësaj, këto pjesëza janë më të dëmshme për mushkëritë, sepse ato “mund të thithen thellë nga mushkëritë dhe më pas të kalojnë në enët e gjakut, duke shkaktuar astmën, sëmundjet e zemrës dhe duke rritur rrezikun e vdekshmërisë”.

Advertisement

Blerta

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ariana Bushati: Unë, pjesë e “X Factor” në Londër...

Next Post

Këshilla bukurie që u vlejnë të gjithave

Advertisement