Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjuhë ala-fiorentinase

Këndi i kuzhinës

GJUHA copy

 

Advertisement

 

 

 

 

Gjuhë ala-fiorentinase

 Përbërësit:

Gjuhë lope, viçi, derri, dreri, 1 kilogram

Spinaq, 250 gramë

Karotë, 1 copë

Qepë e thatë, 1 kokërr

Piper i bardhë, 5 kokrra

Piper i zi, 5 kokrra

Gjalpë ose margarinë, 2 lugë gjelle

Miell, 4 lugë gjelle

Qumësht, 500 miligramë

Djathë kaçkavall i fortë, i grirë, 1 gotë uji

Vezë, 2 të verdha

Kripë, sipas dëshirës

Piper i zi, sipas dëshirës

Arrë moskat e bluar, sipas dëshirës

Borzilok, një degë për zbukurim

Domate, sipas dëshirës

Dafinë, 2 gjethe

 

Përgatitja:

Valojmë ujë në një tenxhere të madhe. Gjuhën e lajmë me kujdes (me furçë dhe në ujë të rrjedhshëm), pastaj e hedhim në ujin e valuar. Pastrojmë qepën dhe karotat, i presim trashë dhe i hedhim për të zier në tenxheren ku kemi gjuhën. Shtojmë gjethet e dafinës dhe piperin… Hedhim kripë (një lugë çaji për çdo litër ujë. Heqim shkumën që del. Ulim zjarrin dhe e lëmë të ziejë ngadalë. Gjuhën e kaut dhe drerit e lëmë në zjarr 2 orë e gjysëm, të viçit një orë më pak dhe të derrit, vetëm një orë. E provojmë nëse ka zier duke futur bishtin e lugës në pjesën më të trashë të gjuhës. Në rast se kalon, e heqim nga zjarri. E futim në ujë të ftohtë dhe i heqim lëkurën. E vëmë për pak kohë të ziejë përsëri. Heqim vazhdimisht nga lëngu shkumën. Peshojmë 500 gramë gjuhë dhe e presim në feta të holla. Ndërkaq, përgatitim enët prej balte. Ato duhet të kenë një vëllim jo më pak se 1200 mililitra secila (po ta përgatisim për secilin, por mund ta vëmë edhe në një tavë balte të vetme). Në fund të tavave vendosim të njëjtën sasi spinaqi dhe fillojmë përgatitjen e salcës. E vendosim gjuhën mbi shtresën e spinaqit dhe e mbulojmë me salcë.

Salcën e përgatisim në këtë mënyrë: Shkrijmë gjalpin. E tretim miellin në qumësht dhe e vendosim mbi zjarr. E ziejmë për 3-5 minuta. Pas kësaj, e heqim nga zjarri. I hedhim pjesën më të madhe të djathit të shkrirë, duke lënë ca për ta spërkatur përsipër. Presim derisa djathi të tretet në masën e salcës. Rrahim të verdhat me një sasi të vogël qumështi dhe e hedhim mbi salcë. Shtojmë beharet. Më në fund, e spërkatim me djathin e grirë. E futim në furrë dhe e pjekim në temperaturë 250 gradë, derisa të prarohet. E pjekim për 10-15 minuta. E servirim me patate të ziera ose thjesht, me feta domatesh. E zbukurojmë përsipër me degëza të vogla borziloku… Kjo gjellë shkon njësoj si me verë të bardhë, ashtu edhe me të kuqe… Gëzuar!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR!

Next Post

Majmunët e bukur jeshilë të Tanzanisë

Advertisement