Çfarë vlerëson në shtrat burri Dash? Cilat janë armët e joshjes së një burri Binjakët? E di se çfarë nuk duhet të bësh kurrë që t’i fitosh zemrën një burri të shenjës së Peshqve? Ja cilat janë profilet erotike të meshkujve, sipas shenjave të zodiakut…

1. Erotizmi i burrit Dash

Nuk ka nevojë të presësh shumë për t’i ndezur seksualisht! Për ta është një dështim nëse nuk arrijnë të kënaqin një grua, një “atentat” kundrejt egos së tyre. Për këtë arsye, mund t’i dedikojnë asaj lojëra të gjata, përkëdhelje dhe fjalë të ëmbla, vetëm që ta kënaqin. U pëlqen seksi i shpejtë, por nuk joshen nga gratë që jepen shumë shpejt. Kërkojnë rrezikun, sfidën dhe aventurën.

Gruaja e tij ideale: Ajo duhet të jetë e gjallë, sportive, por me zona të buta në trupin e saj tonik, që ai të mundë t’i prekë.

Si ta joshësh: Me veshje seksi, fantazi dhe trasgresion.

2. Erotizmi i burrit Dem

Atij i pëlqen seksi tradicional, në një shtrat të madh dhe të fortë, me jastëkë të butë dhe një mbulesë të ngrohtë. Gjatë seksit, mos e hutoni, pasi i duhet t’ia nisë nga fillimi, për të krijuar të njëjtën atmosferë. Në fantazitë e tyre erotike, bashkojnë kënaqësitë e seksit, me ato të stomakut.

Gruaja e tij ideale: Duhet të jetë e zjarrtë dhe e prapë, konkrete dhe pragmatike. Imazhi i një gruaje që, duke bërë aluzion, ha luleshtrydhe, akullore apo banane, është shumë eksitues për të.

Si ta joshësh: Me një darkë të shijshme, me një finale të zjarrtë.

3. Erotizmi i burrit Binjakët

Aventura e tij seksuale e përkryer është zbulimi i një personi “misterioz” dhe stimulues, në një grup njohjesh të reja, gjatë një feste. Vendi ideal për të është një dhomë hoteli luksoze, me çarçafë mëndafshi, shampanjë, duke folur dhe duke iu afruar ngadalë “temperaturës së duhur” seksuale. Është gati t’i jepet çdo gruaje që i zgjon fantazinë.

Gruaja e tij ideale: Duhet të jetë elegante dhe me prezencë, e hedhur dhe komunikuese.

Si ta joshësh: Një përzierje e duhur fantazie, mprehtësie dhe elegance, me pak luks.

4. Erotizmi i burrit Gaforrja

Ai është me shumë fantazi, sidomos me një partner që di të “luajë”. I pëlqejnë dritat e mpakura, ose krejt e kundërta, seksi në një vend të hapur, të izoluar, të shkretë dhe pranë ujit, sigurisht, pa u parë apo spiunuar. Nuk refuzojnë striptizin, por preferojnë një gji që “shihet” nga dekolteja, ose një trup që dallohet nga fustani i lagur.

Gruaja e tij ideale: Është shumë femërore, me gjinj të bollshëm, për t’i prekur dhe përkëdhelur.

Si ta joshësh: Një parfum i veçantë, të brendshme seksi, një dekolte e bukur ose pantallona me shtrat të ulët.

5. Erotizmi i burrit Luan

E adhuron misterin. Ëndërron një grua me një maskë, që nuk i thotë asnjë fjalë, por vetëm e përkëdhel dhe e puth me pasion. Meshkujt e kësaj shenje mund të dominojnë gruan në seks, ose të bëjnë rolin e “luanit përtac” që e lë veten ta përkëdhelin, kujdesen, llastojnë, ose të mbulojnë me përkujdesje, si një mbret i vërtetë. Ëndërron të bëjë seks me dy gra njëkohësisht.

Gruaja e tij ideale: Flokë të gjatë dhe të shpupuritur, gjinj të fortë dhe të bukur.

Si ta joshësh: Duke eksperimentuar në seks dhe duke alternuar përkëdheljen dhe ëmbëlsinë, me momente të dashurisë së pastër fizike.

6. Erotizmi i burrit Virgjëreshë

I pëlqen të afrohen menjëherë dy trupat lakuriq, por do që trupi i saj të jetë i larë mirë, i parfumosur (me aroma natyrale, ekologjike ose alternative) dhe i mirëkujdesur nga koka te këmbët. I pëlqen të relaksohet dhe të studiojë trupin e partneres, për të lëpirë dhe prekur pikat e saj më të ndjeshme. I pëlqen pastaj të mbyllë sytë, ndërsa ajo merret me organet e tij gjenitale me duar, gjuhë dhe gojë.

Gruaja e tij ideale: Ka një fizik elegant, me gjinj të vegjël dhe të pasme tonike. E pastër dhe e gatshme.

Si ta joshësh: Dhomë me erë të mirë, dritë e mpakur dhe një masazh sensual.

7. Erotizmi i burrit Peshore

I pëlqen shumë argëtimi dhe zbavitja, përfshi këtu edhe seksin. Bie në dashuri me gra shumë të bukura, por nuk duhet të jenë budallaqe. Vlerësojnë rafinimin dhe përkujdesjen për detajet. I adhurojnë të brendshmet seksi femërore. U pëlqen të lidhen në shtrat dhe partnerja t’u bëjë masazh, duke e lënë atë të udhëheqë lojën.

Gruaja e tij ideale: Është e bukur, me kulturë, e rafinuar dhe elegante. Nuk e kalojnë provën ato që nuk kujdesen për veten deri në detaje.

Si ta joshësh: Me një dialog inteligjent e të mprehtë dhe me një këmishë mëndafshi.

8. Erotizmi i burrit Akrep

Janë të pajisur me shumë sensualitet. Nuk është e lehtë t’i eksitosh, sepse fantazia e tyre erotike dhe shkathtësia e rafinuar i bëjnë me “shije” të vështirë dhe është e vështirë t’i befasosh. U pëlqen më pak seksi oral. Për ta, është thjesht një “antipastë” e shijshme. Kanë një vetëkontroll të konsiderueshëm, por jo për seksin. Kur kanë dëshirë për të, e duan menjëherë, pa hezitime dhe ia dalin mbanë.

Gruaja e tij ideale: Pasionante, instiktive dhe me një vel sekreti e misteri.

Si ta joshësh: Me një alternim të aftë të një gjoja mungese interesi dhe shikimeve të prapa e rrëshqitazi.

9. Erotizmi i burrit Shigjetar

Nuk përdor teknika joshjeje, sepse i bën të tjerët të dashurohen me sharmin e tij! Kërkon një grua që t’i jepet me dëshirë, epsh dhe gëzim, duke e provokuar me fjalë ose gjeste të hapura. Kanë shumë orgazma dhe nuk pretendojnë që partnerja të ketë të njëjtat kërkesë në çështjet e sasisë, por një grua e ndrydhur nga problemet “morale”, i bezdis.

Gruaja e tij ideale: Alegro dhe optimiste, me sens humori dhe aventure.

Si ta joshësh: Një mbrëmje e gëzueshme, me batuta pikante, por jo vulgare dhe pastaj 15 minuta “luftë erotike”, me një orgazmë finale.

10. Erotizmi i burrit Bricjap

E arrin suksesin dhe kënaqësitë sentimentale më vonë nga shenjat e tjera. Kanë shpesh një joshje më të theksuar e autoritare me kalimin e viteve. E duan seksin dhe mësojnë shpejt si të kënaqin një grua, por për t’i eksituar, nuk mjafton vetëm lakuriqësia. Epshi i tyre është “kërkues”, por si shpërblim, do t’ju dhurojnë momente të paharruara!

Gruaja e tij ideale: Ije të gjera dhe bust elegant, që vesh të brendshme seksi dhe është grimuar mirë.

Si ta joshësh: Me një dhomë të ngrohtë dhe mikpritëse, me parfume ekzotike, me një krevat të madh dhe verë të mirë.

11. Erotizmi i burrit Ujor

I pëlqejnë temperaturat e nxehta. Preferon seksin në një plazh ekzotik, ose në një dhomë hoteli të ngrohur mirë, përndryshe, do të jetë edhe ai i ftohtë. Ka një vetëvlerësim të madh seksual. U pëlqen të flirtojnë, por mund të hezitojnë në momentin kyç. Janë edhe sportivë, nuk i tremb një natë e gjatë me seks të përsëritur, por duhet të ketë shkëndijë.

Gruaja e tij ideale: Duhet të vlerësojë shqisën e tyre të gjashtë dhe lojërat paraprake delikate. S’kanë shumë rëndësi të brendshmet dhe grimi.

Si ta joshësh: Duke qenë e rezervuar dhe jo agresive, si edhe duke i bërë shpesh komplimente.

12. Erotizmi i burrit Peshqit

Me ta, asgjë nuk është e thjeshtë. Kanë një natyrë të dyfishtë, që i bën të rrëshqitshëm. U pëlqen shumë muzika, i shtyn të lëvizin në mënyrë sensuale. U pëlqen ta arrijnë orgazmën me ritmin e muzikës, aq më mirë nëse është rrok ose një simfoni e fuqishme. E kuptojnë shumë mirë se çfarë do një grua dhe dinë ta joshin me shkathtësi.

Gruaja e tij ideale: Me fantazi femërore dhe pa patur frikë të marrë iniciativën.

Si ta joshësh: Vishuni në mënyrë femërore dhe sensuale, me pak grim dhe shumë sharm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *