Babi
– Beni, përse qan?
– Babit i ra një çekiç në këmbë…
– A, pa shiko… Kjo nuk është ndonjë arsye e fortë për të qarë!
– Po, është e vërtetë zonja mësuese. Edhe unë, në fillim, nisa të qeshja…

Dashnori
Një çift dashnorësh po bënin dashuri kur në një moment, dëgjuan zhurma në derë.
– O Zot! Im shoq… – bërtiti gruaja dhe e fshehu të dashurin e saj në dollap. Futet burri brenda i tërbuar dhe i thotë se ka zbuluar gjithçka. Pasi e shan gruan mbarë e prapë, ai hap dollapin dhe i bërtet dashnorit të gruas:
– Po ti, kush je?
– Jam Batmani! – përgjigjet ai.
I hutuar, burri i ulëret: – Ç’është kjo përgjigje idiote?!
– Po pse, ishte më pak idiote pyetja jote?

Pacienti
Një pacient del me vrap nga salla e operimit. Të habitur, të afërmit e pyesin:
– Po ty, ç’të gjeti që dole?
– Dola sepse infermierja thoshte: “Kurajo, mos u shqetëso, nuk është operacion i vështirë…”.
– Si ka mundësi që kjo gjë nuk të qetësoi?
– Në fakt, nuk po ma thoshte mua, por mjekut!

Nuk mjafton…
Një grua shkon te mjeku:
– Doktor, doktor, jam shumë e shqetësuar… Im shoq nuk më mjafton më!
– Po përse po ma thoni mua? Nëse jeni kaq keq, gjeni një dashnor…
– Po, në fakt, e kam, por as ai nuk më mjafton!
– E ç’t’ju them unë? Gjeni dy, tre, katër dashnorë.
– Po, i kam, po as ata nuk më mjaftojnë…
– Uau! Po ju qenkeni e sëmurë!
– Bravo, doktor! Ju lutem, këtë që më thatë, ma shkruani në një recetë t’ia tregoj tim shoqi, se ai maskarai, më thotë se jam kurvë!

Breshka
Një i dehur shkon në parkun e lojrave dhe nis të luajë me shigjetë. Arrin të fitojë dhe i dhurojnë një breshkë. Ai bën një shëtitje dhe kthehet prapë të luajë. Fiton prapë dhe prapë i japin një breshkë. Kështu bën 3 herë me radhë dhe, kur vjen për herë të fundit, ngaqë breshkat kishin mbaruar, pronari i lojës do që t’i dhurojë një arush prej pellushi, por i dehuri është i pakënaqur me çmimin…
– Më falni, – i thotë pronarit, – Nuk mund të më jepni një sanduiç, si herët e tjera?

Dhurata
Një vajzë kthehet nga puna në shtëpi dhe i thotë së ëmës:
– Mami, mami… Sot, një klient më tha se, nëse do të bëja seks me të, do të më dhuronte… këto këpucët!
Gjëagjëza
- E di se si mund ta transformosh një patë, në një tigër?
– E thjeshtë fare! Mjafton të martohesh me të!BARCA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *