Dhuratat
Disa javë para Krishtlindjes, një miliarder dhe e shoqja shkojnë në një galeri ekskluzive artesh dhe blejnë pesë piktura nga Van Gog, tre nga Pikaso, pesëmbëdhjetë nga Dalì dhe nja dymbëdhjetë Mone. Ndërsa janë duke dalë, miliarderi i thotë së shoqes:
– Epo mirë… me kartolinat mbaruam punë. Tani, të merremi me dhuratat!
Viagra
Një burrë ka shumë kohë që nuk e arrin orgzmën dhe nuk e kënaq dot bashkëshorten e tij. Më në fund, me këmbënguljen e saj, ai pranon të marrë viagra. Me t’u kthyer nga farmacia, ai pi pilulën mrekullibërëse dhe ndihet menjëherë gati për seks. I thërret gruas dhe të dy bashkëshortët, të lumtur, zhvishen e hidhen në krevat, por lumturia zgjat shumë pak sepse, sapo gruaja i afrohet, burri e humbet ereksionin. Gruaja zhgënjehet, por burri i thotë:
– Duhet ta kishim marrë me mend, e dashur… Megjithëse e droguam, ai prapë se prapë arriti të të njihte!
Gjirokastriti
Një gjirokastrit shkon të rrëfehet te prifti:
– Atë, më falni, kam mëkatuar…
– Çfarë ke bërë, biri im?
– Eh, atë, gjatë luftës, strehova një çifut…
– Oh, po ky nuk është mëkat! Zoti ynë na ka mësuar t’i strehojmë të persekutuarit…
– Dakord atë… por ka edhe diçka tjetër… E vërteta është se unë i kërkoja edhe pagesë mujore…
– Eh, biri im… një gjirokastrit që paguhet nga një çifut! Turp! Gjithsesi, nuk shoh ende ndonjë mëkat në këtë që ke bërë…
– Po, atë, por ka edhe diçka tjetër…
– Çfarë ka tani?
– Nuk i kam treguar ende se lufta ka mbaruar!