Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Hollandezi që ka 92 fëmijë!

Ed Houben është babai biologjik i 92 fëmijëve. Ai është vetëm 43 vjeç dhe është bërë baba duke dhuruar spermën e tij. Ky është një rekord mbresëlënës për një burrë që mban lidhje të ngushta me disa nga fëmijët e tij. Kjo dhuratë sperme bëhet falas për çiftet që nuk kanë fëmijë, pasi ai nuk kërkon asgjë në shkëmbim të këtij «shërbimi». Kështu, ky hollandez nga Mastrihti, me profesion guidë turistike, ka bërë me fëmijë afro 100 çifte, si heteroseksualë, ashtu edhe homoseksualë. Kjo shifër e bën atë dhuruesin e spermës më pjellor në botë. Në një emision televiziv ai është shprehur: «Unë përpiqem t’i ndihmoj njerëzit të jenë të lumtur». Në reportazh shihen me dhjetëra foto fëmijësh që zbukurojnë apartamentin e tij.

Dhurimi në rrugë «natyrale»
Ky hollandez ka sitin e tij të internetit për të organizuar dhurimin e spermës dhe për ta bërë procesin më të shpejtë për prindërit. Një përparësi tjetër që u jep ai prindërve është se dhurimi është falas. Në Hollandë, dhurimi i spermës anonime nuk është i autorizuar dhe procesi duhet të jetë i identifikuar. Ai pret në shtëpi çifte nga e gjithë bota. Ai flet për një çift nga Bjellorusia, Borisin dhe Katrinën, të cilët kanë 16 vjet që përpiqen të bëjnë fëmijë. «Pres një çift që vjen nga Bjellorusia, është hera e tretë që vijnë. Shpresoj që për ta të jetë e fundit».
Ndërkohë, Borisi thotë: «Ne kemi bërë 5 fekondime në vitro, 9 inseminime artificiale dhe shumë trajtime të rënda». Për të pasur të gjitha shanset, kësaj radhe Katrina ka vendosur të bëjë dashuri me Edin, për të marrë spermën e tij. I shoqi pohon se për të është një «situatë e çuditshme», por kjo nuk është e pazakontë për Edin, i cili bën seks me dhjetëra gra në muaj, që prej moshës 34 vjeçare (moshë kur ka pasur marrëdhënien e parë seksuale). Fëmijët pastaj deklarohen me baba të panjohur. Ndryshe nga dhuruesit e tjerë, Edi i ka takuar të gjithë fëmijët biologjikë që kanë dashur ta njohin dhe ka njohur e pranuar se është babai natyral i gjithë fëmijëve të tij, qëkur ka filluar të bëjë fëmijë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më mbeti shtatzënë vajza e virgjër

Next Post

Seksi përmirësohet kur flisni gjatë tij

Advertisement