Përbërësit për katër vetë:

Mish pule pa kocka dhe lëkurë, 700 gramë
Patate, 700 gramë, (prerë në copa një centimetër e gjysëm)
Qepë e prerë në 8 pjesë, 1 kokërr
Speca të ëmbël, 1 copë (prerë në rrotka nga 1 centimetër)
Kunguj të njomë, 1 copë (të grirë në rrotka)
Domate, 1 kokërr (e prerë në feta të holla)
Hudhra të prera hollë, 4 thelpinj
Vaj ulliri, dy lugë gjelle
Paprikë e ëmbël, 2 lugë çaji
Kripë, një lugë çaji
Piper, 1/2 luge çaji
Limon, 1 kokërr
Majdanoz i grirë, gjysëm gote uji

Gatimi:
Të gjithë përbërësit (veç majdanozit) i përziejmë bashkë. Po të vendosni t’i hidhni limon, mund t’ia hidhni edhe në fillim, edhe në fund. Nxehim furrën në 230 gradë dhe futim tavën brenda në furrë. Mirë është të jetë tavë balte, së cilës, natyrisht, ia lyejmë fundin me yndyrë. Pas 20 minutash, i përziejmë, duke hedhur edhe majdanozin. Majdanozi mund të hidhet edhe në fund, së bashku me një pjesë limoni…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *