Sëmundja
Një burrë shkon te mjeku dhe i thotë se i biri 17 vjeçar ka një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Doktori e këshillon, ta pyesë se nga e ka marrë këtë sëmundje.
– Djali më tha se i vetmi person me të cilin ka patur marrëdhënie, ka qenë shërbëtorja…
– E kuptoj… gjëra që ndodhin…
– Po, po, zoti doktor, ama edhe unë kam shkuar me shërbëtoren dhe kjo do të thotë se sëmundjen e kam edhe unë…
– Ah, gjynah… – thotë mjeku, duke u përpjekur të mbajë të qeshurën.
– Kam frikë se ia kam ngjitur edhe sime shoqeje…
– Mos! – bërtet doktori. – Kjo do të thotë se e paskemi që të gjithë!

Në gjykatë
Ai: – Ajo është pisanjoze, nevrike, grindavece, imorale, llafazane.
Ajo: – Ai është zagar, pijanec, maskara, drogaxhi.
Gjyqtari: – Unë s’e kuptoj pse kërkoni të ndaheni, kur keni kaq gjëra të përbashkëta…

Indianët
Repartit të ushtarëve i afrohet një grup indianësh. Kapiteni i thotë rojes:
– Shko shiko nëse janë miq apo armiq.
Roja përgjigjet: – Sigurisht që janë miq!
– Ou?! – habitet kapiteni. – E përse je kaq i sigurtë?
Roja: – Po sepse po vijnë të gjithë së bashku!

Menuja
Një kanibal shikon menunë në avion, por asgjë nuk ia mbush syrin. Atëhere thërret stjuardesën…
– Çfarë dëshironi zotëri? – E pyet ajo me mirësjellje.
– Desha pak listën e pasagjerëve…

Drejtori
Një zonjë vjen te portieri dhe i thotë se ka ardhur të takojë drejtorin e ndërmarrjes…
– Oh, ka për të pranuar menjëherë – thotë ai. – Drejtori e gjen gjithmonë kohën për gratë e bukura. Çfarë t’i them në telefon? Kush jeni ju?
– E shoqja!
Një burrë udhëton në tren, së bashku me një fëmijë, kur një grua kureshtare, ai nis:
– Uaaaa, sa fëmijë i bukur! Është djali juaj?
– Jo!
– E keni nip?
– Jo.
– Duhet të jetë djali i ndonjë shoku atëhere…
– Jo zonjë! Unë jam përfaqësues i një kompanie prezervativësh dhe ky fëmijë është reklama…

Prostitutat dhe gratë e përdala
– Ç’ndryshim ka midis prostitutave dhe grave të përdala?
– Prostitutat e kanë atë punë profesion, ndërsa gratë e përdala, hobi…

Seksi dhe fokstroti
– Ç’është fokstroti?
– Seks në këmbë…
– Po seksi?
– Fokstrot shtrirë…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *