Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i heq aknet në mënyrë natyrale?

– Kam një problem me puçrrat. Sidomos në këtë periudhë, më dalin shumë dhe nuk më hiqen. Kam përdorur ilaçe, pomada, por s’kanë asnjë rezultat dhe kjo gjë po më bën të ndihem keq. A ka ndonjë metodë për t’i hequr, me produkte natyrale të shtëpisë, sepse përveçse më formohen, kam frikë se më ngelin shenja? Pres një përgjigje këtë javë. Faleminderit. Marisa.

– E dashur Marisa, do t’ju thoja të shkonit të bënit një kontroll te dermatologu së pari, por duke qenë se ju shkruani që keni provuar ilaçe, do të thotë se e keni provuar, por s’keni pasur rezultatin që keni kërkuar. Atëhere, në lidhje me pyetjen tuaj, ka disa produkte natyrale që ndihmojnë në eleminimin e akneve dhe të shenjave që lënë ato. Një nga këto është mjalti, për të cilin dihet që ka shumë vlera kurative për organizmin tonë. Pasi të keni bërë një pastrim me skrab dhe e keni tharë fytyrën me peshqir të pastër, vendosni në fytyrë një shtresë mjalti të përzier me pak kanellë. Lëreni për 20 minuta, shpëlajeni me ujë të vakët dhe më pas, me ujë të freskët. Bëjeni këtë të paktën një herë në tre-katër ditë dhe do të shikoni që përveçse do t’ju përthahen puçrrat, edhe shenjat do të zhduken më lehtë. Metoda tjetër është përsëri me mjaltin, i cili është vërtet një produkt antibakterial.

Këtë herë, merrni një vezë (mundësisht, vezë fshati) dhe përziejeni me një 1 lugë mjaltë natyral. Së pari, rriheni vezën sa më mirë, në mënyrë që e kuqja e saj të jetë bërë njësh me të bardhën, më pas hidhni mjaltin dhe përziejeni sa më mirë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë, lëreni për 20-30 minuta dhe më pas shpëlajeni, si më sipër. Mundohuni të përdorni kremra me përbërje natyrale dhe mos harroni në këtë periudhë edhe një krem me mbrojtje, aq më tepër që keni probleme me aknet. Vendet ku janë formuar aknet kanë tendencën të marrin njollë më shpejt, prandaj duhet të jeni shumë e kujdesshme. Në fund të fundit, ju mund të veproni edhe më thjesht; në darkë, lyejeni gjithmonë me mjaltë vendin ku është puçrra dhe më pas shpëlajeni. Bëjeni këtë gjersa të përthahet puçrra dhe të shërohet vendi që është infektuar.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ka ushqime që pakësojnë oreksin?

Next Post

Sa kohë zgjat bashkimi familjar?

Advertisement