Përshëndetje, kam një problem dhe ndihem në hall. Prej  10 muajsh  ndihem keq nga luhatjet e tensionit nuk jam shtatëzënë. Problemi i tensionit m’u shfaq 4 muaj pasi e linda djalin.  Ndonjëherë e kam të ulët 10 me 7 dhe pas 10 minutash më shkon 14 me 10  ose 12  me 9.  Të gjitha analizat më kanë dalë mirë, edhe ekg. Ndjej lodhje, therrje në kokë e gjoks si dhe ndonjëherë dhimbje të tmerrshme të shpinës. Kjo gjendje më ka lodhur shumë dhe as gjumin nuk e kam të rehatshëm. Doktor, kam nevojë për këshillën tuaj..! Faleminderit

Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Përshëndetje! Në lidhje me tensionin në këto vlera mos u shqëtëso. Tensioni arterial ndodh shpesh të marrë vlera të ndryshme në matje të njëpasnjëshme. E rëndësishme është që këto matje mos të devijojnë shumë në lidhje me normën. Në lidhje me luhatjet e tensionit rekomandohet monitorimi dixhital. Ai është një regjistrues 24 orësh i tensionit i cili bën matje periodike “Tr Ta” dhe mbi bazë të tyre organizon grafikër digjital. Nëpërmjet këtij monitoruesi ne krijojmë një ide më të qartë në lidhje me luhatjet e tensionit dhe nevojës për mjekim ose jo. Në lidhje me dhimbjet të dhënat nga ekg shpeshherë janë të pamjaftueshme. Të dhënat në këto raste duhen plotësuar me ekzaminime të tjera si angio skaner koronar apo provë ushtrimore. Në fund ekzaminimet mund të plotësohen me analiza laboratorike specifike ku bilanci i tiroides dhe vlerësimet e gjendrave mbiveshkore janë shumë të rëndësishme. Pas plotësimit me ekzaminimet e mësipërme mjeku juaj kardiolog bën përmbledhjen dhe analizimin e të dhënave ku si fokus është marrja e vendimit në lidhje me nevojën ose jo të fillimit të mjekimit. Të shkuara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *