Përbërësit:

500 gr ravioli me djathë
1 presh
250 gr kërpudha
1 tufë brokoli
200 gr djathë mocarela
250 gr domate të konservuara
200 gr domate të vogla
1 pako salçiçe pule
1 filxhan lëng mishi
5 lugë vaj
Borzilok ose erëza të tjera, kripë, piper

Përgatitja:
Raviolit zihen në ujë me kripë dhe kullohen. Brokoli copëtohet dhe zihet dhe ai në ujë me kripë. Kërpudha dhe domatet e konservuara priten në kubikë, preshi grihet imët, ndërsa mocarela, domatet e vogla dhe salçiçet, priten në rrathë.
Në pak vaj, kavërdiset preshi, shtohen kërpudhat, domatet, borziloku dhe erëzat, sipas shijes. Të gjitha kavërdisen duke shtuar lëngun e mishit kohe pas kohe derisa të zbuten këerpudhat. Pastaj shtohen salçiçet e pulës dhe kaurdisen të gjitha edhe 10 minuta.
Në mbushjen e përgatitur me salçiçe, shtohen edhe brokoli e ravioli e pastaj përzihen me tel kuzhine.
Lyejmë tavën e baltës me vaj dhe hedhim masën e përgatitur. Pjesa qendrore mbulohet me rrathë mocarele, përreth renditen domatet e vogla dhe ena futet në furrën e nxehtë në 200 gradë, për t’u pjekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *