Klasifikimi i javës

1. Demi
2. Peshqit
3. Ujori
4. Bricjapi
5. Akrepi
6. Shigjetari
7. Virgjëresha
8. Dashi
9. Binjakët
10. Luani
11. Gaforrja
12. Peshorja

DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Deri të martën në mëngjes, do të jeni plot gjallëri, energji dhe mund t’i dedikoheni me gjithë shpirt një projekti të ri në punë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë pak problematike për formën tuaj psikofizike dhe marrëdhëniet sentimentale (të cilat duhet t’i trajtoni me kujdes). Të premten dhe të shtunën do t’ju duhet të merreni me punë burokratike, ose rutinë. E shkëlqyer e diela për udhëtimet, ose për t’u marrë me veten tuaj.

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Deri të martën do të arrini të kryeni me sukses të gjitha impenjimet që keni, duke qenë në formë të shkëlqyer fizike. Faza qendrore e javës, gjithashtu, do të jetë produktive, ku dashuria dhe puna do të ecin përpara në sintoni të plotë. Më problematike do të jetë atmosfera të premten deri të dielën: Ose do të keni ndonjë problem me partnerin/en, ose do të ndjeheni të lodhur dhe do të qëndroni në shtëpi. Të dielën pasdite, retë do të largohen…

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Java fillon me një çështje familjare që ka mbetur pezull, por duke filluar nga e marta pasdite, deri të enjten, nuk do t’i lini rastet në punë t’ju shpëtojnë, me Hënën pozitive (e cila i bashkohet veprimit të Mërkurit, Afërditës dhe Jupiterit). Të premten do të dilni me shoqërinë, ndërsa në fundjavë, mund të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër me familjen.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Hëna pozitive do t’ju lejojë deri të martën që të bashkërendoni punën me shoqërinë. Mund të gjeni stimuj të rinj për kryerjen e punëve të zakonshme, mbase duke u bazuar te sugjerimet e një miku. Në vazhdim, përqendrimi do të drejtohet te çështjet familjare, me konflikte të mundshme në shtëpi, në lidhje me disa parime thelbësore. Të premten dhe të shtunën, emocionet dhe ndjenjat do të gjejnë një rrugëdalje për të rrjedhur të lira. Hëna të dielën do t’ju nxisë të relaksoheni.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Të hënën dhe të martën, do t’ju kërkohet të jeni efikasë dhe të saktë. Jeni të paralajmëruar. Në fazën qendrore të javës, stimujt që do vijnë nga shoqëria dhe familja, do t’ju frymëzojnë për të dhënë më të mirën nga vetja. Të premten dhe të shtunën do të keni Hënën dhe Afërditën kundër, prandaj mos nxirrni përfundime të nxituara, sidomos në familje. Atmosfera e së dielës do të jetë e ngrohtë dhe sentimentale.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Me Hënën në shenjë, do ta filloni javën në mënyrë të shkëlqyer dhe me një gjendje shpirtërore të qetë. Në vazhdim, do të merreni me financat, ose me ndonjë rinovim të vogël në shtëpi, apo punë. Të premten dhe të shtunën do të merreni me kontaktet shoqërore dhe punët më urgjente që do të keni, ndërsa të dielën, lërini hapësirë relaksit dhe gjumit të mëngjesit.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Në dy ditët e para të javës do të merreni më shumë me provime, vizita ose punë shtëpie. Nga e mërkura deri të premten do t’ia dilni mbanë të gjeni pak kohë edhe për veten tuaj, si edhe për të afërmit, për kënaqësinë e tyre më të madhe. Të premten dhe të shtunën do të rikthehet në skenë një çështje pasurie e pazgjidhur. Hëna të dielën do t’ju nxisë të merreni me marrëdhëniet sentimentale dhe shoqërore.

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Në fillim të javës, do të karakterizoheni nga mprehtësia, logjika e fortë dhe shpirti organizativ. Në vazhdim, mund të mbylleni në vetvete, me dëshirën për të reflektuar dhe parë brenda vetes, për të kuptuar më mirë. Të premten dhe të shtunën, të mbrojtur nga Hëna dhe Afërdita në shenjë, do të përjetoni emocione dhe pasione të nxehta. Të dielën do të çlodheni dhe rigjeneroheni brenda mureve të shtëpisë.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Do të jeni në formë të mirë fizike dhe mendore, falë Mërkurit pozitiv. Mund ta shfrytëzoni këtë rast për të bërë një punë ndryshe nga zakonisht. Kështu, do t’u bëni përshtypje edhe kolegëve dhe shefave që do t’ju shohin me sy tjetër. Nga e enjtja dhe e premtja do të ndjeheni pak nervozë dhe ankues, për shkak të një kolegu që ju pengon në punë. Në familje, gjithçka shkon mirë, sepse po i kushtoni më shumë kohë e vëmendje. Fundjavën kalojeni me shoqërinë.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Mendja juaj analitike do të gjejë një aleat shumë të mirë te Hëna në shenjën e Virgjëreshës. Deri të martën në mëngjes do të arrini me sukses ovjektivat që i keni vënë vetes. Më kritike do të jenë e mërkura me të enjten, me Hënën kundër, që mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me kolegët e punës, ose me ndonjë shef që nuk kënaqet kurrë. Gjithçka do të rikthehet në normalitet në dy ditët në vazhdim, falë aleancës Hënë-Afërditë, që do të rilançojë dialogjet dashurore dhe mundësitë sentimentale. Të dielën do të mbylleni në vetvete.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Deri të martën do të merreni me punë që duhen kryer shpejt dhe do të lodheni më shumë se zakonisht për të arritur rezultatin që dëshironi. Do të ndjeheni më mirë kur Hëna të hyjë në shenjën e Peshores (nga e marta pasdite deri të enjten). Do të keni dëshirë për aventura, risi dhe njohje të reja. Të premten dhe të shtunën nuk do ta duroni ndërlikimin e situatës, ndërsa të dielën, do të doni të ndjeheni të lirë dhe të aftë për të realizuar ëndrrat tuaja.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Gjatë dy ditëve të para të javës do të keni Hënën kundër, kështu që mund të hasni vështirësi në punë, ndërsa marrëdhëniet sentimentale do t’i ngjajnë një fushe beteje. Do të rigjeni formën e mirë dhe atmosferën e qetë të mërkurën dhe të enjten, me një përparim të shkëlqyer edhe të premten dhe të shtunën. Hëna në shenjën e Shigjetarit të dielën, do t’ju bëjë të ndjeheni të lodhur, por vetëm nëse këmbëngulni t’i shihni gjërat në mënyrë tepër romantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *