– Kam një pyetje që dua t’ia drejtoj doktor Evit: Jam një 19 vjeçar që, kohët e fundit, po më shqetëson një problem në lidhje me penisin. Penisi im nuk ka formën normale të drejtë, por anon paksa nga ana e majtë, gjatë ereksionit. A është kjo një anomali fizike apo diçka e zakonshme dhe a mund të kem probleme në marrëdhëniet seksuale? Nëse po, a ka ndonjë mënyrë për ta rregulluar këtë difekt, përveç operacionit?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Në disa raste, kemi te moshat e reja njëfarë harkimi të penisit, ndaj nuk jeni i vetmi me këtë shqetësim. Kjo vjen për arsye se në ndërtimin e tij, penisi ka dy trupa që quhen trupa kavernozë. Janë këta dy trupa kavernozë që mbushen me gjak dhe nëpërmjet tyre, arrihet ereksioni. Për arsye të lindura, njëri nga trupat mund të jetë më i zhvilluar sesa tjetri dhe, në momentin e ereksionit, detyrimisht, do të marrë njëfarë harku. Për fat të mirë, ky harkim nuk ndikon negativisht në marrëdhënie e mund të shqetësojë vetëm për efekt estetik. Nga ana funksionale, kjo gjë, nuk e dëmton aktivitetin seksual dhe partnerja do ta arrijë kënaqësinë seksuale si me një mashkull tjetër që nuk e ka këtë anim të penisit. Për fat të keq, për ta riparuar, është pothuajse e pamundur. Ju do të jeni kështu gjatë jetës suaj, por mos u shqetësoni sepse nuk do ta ulë aspak funksionin tuaj seksual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *