Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk më punon mirë Windows XP… Si të veproj?

– Jam Deni. Kam një laptop me Windows XP, por kam parë që kam vështirësi kohët e fundit, ndërkohë që punoj dhe bëj kërkime në internet. Më kanë thënë që po mbyllet ky lloj Windows-i dhe duhet instaluar një i ri. A ka ndonjë mënyrë që unë të vazhdoj të punoj, pa instaluar sistemin operativ të ri?

– I nderuar Deni, jo vetëm ju, por të gjithë ata kompjutera që punojnë me Windows XP kanë vështirësi këto ditë dhe kjo për shkak se Microsofti i ka dhënë fund mbështetjes për këtë sistem, pavarësisht se shumë prej tyre, siç jeni edhe ju në këtë rast, nuk duan të instalojnë një sistem të ri. Prandaj një nga gazetat më prestigjioze në Britani, po mendon të ofrojë një guidë të dobishme për të siguruar një kompjuter me sistem Windows XP në kushtet aktuale, ama ky shërbim është i këshillueshëm për kompjuterat XP, që nuk kanë akses në internet, gjë që është e pamundur, duke qenë se çdo përdorues e ka të nevojshme që për një kohë të caktuar të qëndrojë online.

Një nga sugjerimet e specialistëve të kësaj fushe, për ata persona që qëndrojnë shpesh online është përdorimi i kompjuterit nëpërmjet një llogarie tjetër, që nuk ka të drejta administratori. Kjo do të thotë se ju nuk mund të bëni gjithçka që mundeni kur futeni si administrator, por kjo masë do të limitojë dëmin që mund të shkaktojnë hakerët në kompjuterin tuaj. Një prej arsyeve kryesore do të ishte pamundësia për të instaluar softuerë të rinj, duke qenë se jeni përdorues me të drejta të kufizuara.

Advertisement

– Një sugjerim tjetër është lundrimi në internet nëpërmjet shfletuesve Firefox ose Chrome dhe jo nëpërmjet versioneve të vjetra dhe jo të sigurta të Internet Explorer, të cilët përputhen me sistemin XP. Është gjithashtu e këshillueshme që në shfletuesin tuaj të instaloni shtojcën HTTPS Everywhere, në mënyrë që të siguroheni se çdo informacion që dërgoni në uebfaqe të ndryshme, do të jetë i kriptuar. Po kështu, këshillohet shmangia e ueb-faqeve të dyshimta dhe sidomos, eatyre që ofrojnë muzikë apo filma piratë. Në qoftë se ndiqni me përpikmëri këshillat e mësipërme keni mundësi të punoni me kompjuterin tuaj XP, në të kundërt do të jeni të detyruar edhe ju, si një pjesë e mirë tashmë, të instaloni sistemin e ri operativ.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund ta vazhdoj punën, edhe pse jam në prag pensioni?

Next Post

A mund të marr çek social në Itali?

Advertisement