Dashi

Planetet në shenjën e Virgjëreshës ju shtyjnë të punoni sa më shumë, Marsi ju jep energji, Jupiteri ju sjell humor të mirë, Afërdita lehtëson marrëdhëniet me kolegët dhe ju bën realistë për aftësitë dhe mangësitë që keni. Nuk keni kohë të çlodheni, por mos u shqetësoni sepse keni mbështetjen e planeteve edhe në planin emocional. Kujdes me stomakun; këtë javë mund të keni probleme me tretjen. Nëse jeni në çift, duhet të tregoheni të hapur ndaj dialogut.

 

Demi

Do të jetë një javë e mirë për ju, do t’u kushtoni më shumë vëmendje zbavitjeve dhe daljeve. Jeta profesionale zë gjithashtu një vend të rëndësishëm në jetën tuaj, por ju do të jeni më në fund të gatshëm të mos mendoni për të kur nuk punoni. Do t’i shfaqni më shumë ndjenjat në fushën sentimentale dhe në këtë drejtim do t’ju ndihmojë edhe Jupiteri. Disa prej jush ëndërrojnë të bëhen me fëmijë dhe planetet ju shtyjnë ta realizoni, pasi është momenti i duhur. Jeni në një fazë përparimi personal, vazhdoni kështu!

 

Binjakët

Keni dëshirë të kaloni pak kohë me prindërit, e ndjeni se ata kanë nevojë për ju, po aq sa ju keni nevojë për ta. Kjo nuk do të thotë se ju do të humbisni pavarësinë tuaj, por ju bën të ndjeheni mirë, të dhuroni dhe të merrni dashuri. Në punë mund të lani hesapet me ndonjë koleg, por me diplomaci. Kështu, lidhja mes jush do të jetë shumë e qartë. Në dashuri do t’i bëni vetes pyetje thelbësore sepse Mërkuri është gjithnjë në sektorin tuaj të dashurisë. Do të karakterizoheni nga një ndershmëri e madhe e brendshme.

 

Gaforrja

Ju keni dëshirë të shpreheni në letër, në ekran, në një blog apo libër. Keni dëshirë të thoni shumë gjëra dhe një ditë do ta realizoni këtë ëndërr. Nëse jeni studentë, jeni në një periudhë pune intensive, por të kënaqshme. Mbase keni dëshirë të ndërroni shtëpi, ose të ndryshoni diçka në të. Bëjeni tani sepse është momenti i duhur; mos e lini për më vonë. Nëse jeni në çift, do t’i bëni shumë pyetje vetes, por jo për t’u ndarë. Më shumë, për të bërë hapa përpara së bashku.

 

Luani

Afërdita ju ka lënë më 9 tetor, pas disa muajve. Kjo do të thotë se situata juaj sentimentale nuk do të jetë në maksimumin e saj, por është një periudhë tranzicioni që do të kalojë shpejt. Ndërkohë, ju do të shpenzoni shumë për të rregulluar humorin tuaj. Nëse keni vëllezër dhe motra, do të ftoheni nëpër festa të ndryshme, në të cilat do të merrni pjesë me kënaqësi. Beqarët mund të bëjnë ndonjë njohje interesante në këto festa.

 

Virgjëresha

Afërdita, Marsi dhe Jupiteri janë në shenjën tuaj, prisni pra një javë të shkëlqyer. Do të merrni vendime të rëndësishme në punë, ju do të keni fjalën e fundit dhe aftësinë për të vendosur. Kështu, do të ndjeheni të sigurt për vendimet që do të merrni. Nëse doni një shtim rroge ose rritje në detyrë, është momenti i duhur për të kërkuar, ju keni arsye të forta për të justifikuar kërkesën tuaj. Plutoni ju bën gërnjarë në planin sentimental; të gjithë pjesëtëtarët e seksit të kundërt do t’ju duken plot me defekte dhe të padenjë për dashurinë tuaj, përjashto këtu familjen dhe shoqërinë.

 

Peshorja

Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj ju japin dëshirë të bëni një bilanc të jetës suaj dashurore. Ajo duhet të bëjë përpara në drejtimin e duhur, përndryshe do të diskutoni me partnerin/en. Mërkuri ju ndihmon të jeni të qartë në mendimet tuaja, do të dini të flisni në momentin e duhur. Neptuni ju shkakton disa probleme shëndeti jo të rënda, ndonjë alergji, dhimbje kockash, apo barku. Kjo nuk duhet t’ju bëjë hipokondriakë.

 

Akrepi

Saturni ju jep dëshirën për të ndryshuar, doni të fitoni më shumë si edhe të bëni një punë më interesante. Kjo mund t’i vështirësojë zgjedhjet tuaja, por nuk është diçka urgjente, keni kohë për të vendosur. Dashuritë tuaja janë të ndërlikuara, ju grindeni vazhdimisht për gjëra të vogla dhe nuk jeni të sigurtë se merreni vesh mirë me tjetrin këtë javë. Gjithsesi, mos u nxitoni për të marrë vendime përfundimtare, sepse mund të pendoheni më vonë.

 

Shigjetari

Saturni është në shenjën tuaj që prej disa javësh dhe ju filloni të mësoheni me një ritëm jete të ndryshëm. Ju e shihni jetën ndryshe, bëni projekte afatgjata, doni të bëni ndryshime në të gjitha fushat e jetës suaj dhe për këtë duhet të bëni përgatitjet e duhura. Shëndet, formë, karrierë, marrëdhënie… Ju ndryshoni prioritetet tuaja dhe bëni plane. Gjithashtu, mësoni të refuzoni ato plane që nuk ju pëlqejnë shumë. Bëni një udhëtim të shkurtër për t’u çlodhur këtë fundjavë.

 

Bricjapi

Për fat të mirë, Jupiteri ju sjell pak pozitivitet në jetë, përndryshe ju do të kishit moral të ulët. Çdo herë që ndjeheni keq në lidhje me diçka, gjeni një element pozitiv te mësimi që ju jep jeta. Ju jeni mendimntarë dhe të vendosur për të ecur përpara, për të thyer tabutë dhe për të mos përsëritur të njëjtat gabime në dashuri. Një ish mund të kërkojë t’ju kontaktojë dhe ju nuk do të dini si të veproni. Nuk ia vlen të rifilloni, nuk mund të ndërtosh diçka të re me gjëra të vjetra.

 

Ujori

Kujdesuni që të mos bëni budallallëqe në planin financiar. Mos blini asgjë të rëndësishme dhe as mos merrni kredi nëse nuk keni me se ta shlyeni. Kërkohet maturi totale në këtë drejtim. Mund të keni ndonjë problem me shëndetin. Vizitohuni sa më shpejt dhe mos e lini pas dore. Në dashuri, situata është romantike dhe e shoqëruar me respekt. Përfitoni nga këto momente të këndshme. Nëse jeni vetëm, një shok/shoqe do t’ju prezantojë një person interesant. Tregohuni të gatshëm sepse kurrë nuk i dihet, mund të takoni shpirtin tuaj binjak.

 

Peshqit

Neptuni do të ketë një ndikim negativ mbi këtë javë. Nëse mundeni, shtyjini për më vonë vendimet apo projektet që keni ose kërkoni mendimin e një kolegu/e Demi, Virgjëresha apo Bricjapi para se t’i filloni. Ka gjasa të harroni, të bëni ndonjë budallallëk, ose të humbisni diçka, si çelësat, etj. Kështu, pra, mundohuni të tregoheni të kujdesshëm. Situata në çift është e tendosur, sepse ju nervozoheni shpejt pikërisht nga sjellja juaj konfuze.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *