Siti australian “Beautiful Agony” (agoni e bukur), krijuar në vitin 2003 nga Lorena Olni dhe Riçard Lorens, propozon video erotike me pagesë të një lloji të veçantë. Në fakt, nëpër video, në vend që të shohësh dy trupa që ndërveprojnë, sheh vetëm… fytyra në ekstazë, burrash dhe grash në momentin e orgazmës. Ndër 3000 personat që kanë hedhur videot e tyre në këtë sit, shumica janë gra. Pra, bëhet fjalë për një galeri të vërtetë fytyrash në orgazmë, të dërguara nga përdoruesit anonimë, të mbiquajtur “artistë” në faqen e sitit, që megjithatë, tërheq shumë internetistë, të cilët paguajnë për të parë videot. I vetmi kusht, pra, për të marrë pjesë është të jesh në orgazmë dhe të mos tregosh tjetër gjë përveç fytyrës. “Riçardi, bashkëthemeluesi i sitit dhe unë po flisnim për videot porno dhe për mungesën e frymëzimin që ato na shkaktonin. Të gjitha skenat në to janë krejtësisht fallco. Në vend që të rrinim duke u ankuar, vendosëm të bënim diçka në lidhje me këtë”, shpjegon bashkëthemeluesja tjetër, Lorenë Olni. Njëra nga pjesëmarrëset, Emilia, tregon për eksperiencën e saj në DailyMail: “Mendova se do të ishte bukur të bëja pjesë në këtë grup të madh femrash që shfaqin fytyrën e tyre në momentin e orgazmës. Kur kemi tjetër rast për të parë fytyrën tonë kur arrijmë orgazmën?”. Kontribuesit e sitit paguhen me shumën 150 euro për videot e tyre, plus paratë që marrin sipas numrit të klikimeve që bëhen për videon e tyre. Megjithatë, sipas Kejtit, një stiliste 25 vjeçare, vajzat nuk e bëjnë për para këtë gjë: “Unë mendoj se vajzat duan ta bëjnë, sepse ndajnë me të tjerët një eksperiencë seksuale pa rrezik dhe mbi të gjitha, që ka vlera”. Ndërkohë që fytyra orgazmike duket se është tabuja e fundit, siti Beautiful Agony ofron një moment guximi dhe lirie të vërtetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *