Adelina Tahiri“Të dua shumë, jeta ime”. Ka qenë kjo diçitura që shoqëronte një foto të postuar në faqen Instagram të këngëtares Adelina Tahiri. Në foto, shfaqet krahu i të dashurit të saj, Rolandit, ku ai ka bërë tatuazh emrin dhe mbiemrin e saj. Kjo gjë e ka lumturuar shumë Adelinën, e cila e ka vlerësuar maksimalisht këtë gjest të tij çka me shumë gjasë i ka shtuar edhe dashurinë për partnerin, gjë që ata nuk shohin arsye për ta fshehur.
Siç duket, Adelina dhe Rolandi bëjnë pjesë te çiftet që mendojnë se dashuria tregohet duke bërë tatuazh emrat e partnerit, por koha ka vërtetuar që kjo metodë ka dështuar së paku në pjesën më të madhe të çifteve. Shpresojmë të mos jetë ky rasti i tyre siç ndodhi së fundi edhe me ish-bashkëshortin e Maraja Kerit, Nikun, i cili pas divorcit, u detyrua të modifikonte tatuazhin e bërë në shpinë me emrin e tashmë ish-gruas. Sidoqoftë, tani që u kujtuam, ne jemi kuriozë për një gjë: Të ketë edhe Rolandi ndonjë tatuazh të modifikuar, duke qenë se duket tip tatuazhesh?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *