Sipas dy studiuesve, për të qenë të lumtur, ne duhet të kalojmë më shumë kohë duke bërë dashuri dhe një ditë e lumtur përfshin në vetvete jo më pak se 106 minuta seks! Studiuesit Sebastian Pokuta (amerikan) dhe Kristian Kroll (gjerman) kanë kërkuar recetën e lumturisë, të bazuar në ditën e përkryer. Kështu, ata të dy kanë përpunuar së bashku një program, të nisur nga aktivitetet e përditshme që zhvillonin 900 gra dhe kënaqësinë që merrnin ato nga secila prej tyre. Konstatimi i paë: Në 16 orë që rrimë zgjuar gjatë ditës, ne duhet të punojmë vetëm 36 minuta në ditë, për të qenë vërtet të lumtur… Aktivitetet e tjera jo të këndshme, si punët e shtëpisë, apo udhëtimi në transportet publike, nuk duhet të kalojnë 47 minuta në ditë, ndërsa qëndrimi në kompjuter nuk duhet të jetë më shumë se 48 minuta. Sipas Pokutës dhe Krollit, për të qenë më të lumtur, duhen vënë theksi tek aktivitetet më të këndshme: Ne duhet të kalojmë 82 minuta me rrethin shoqëror, 75 minuta duke ngrënë, ose 78 minuta duke u realaksuar. Si përfundim, aktiviteti që duhet të na marrë më shumë kohë është seksi, pra, 106 minuta në ditë… Duke ditur që evropianët i kushtojnë mesatarisht vetëm 5 minuta seksit në ditë, themi se është urgjente të zëvendësohet televizori me jastëkun!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *