Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Gjyshja më torturon
Si t’ia nxjerr djalit lejen e qëndrimit në Itali?
LIRI BERISHA MERR ÇMIM PER TRAJTIMIN E AUTIZMIT

Si t’ia nxjerr djalit lejen e qëndrimit në Itali?

– Jam një emigrant në Itali, me banim në Milano prej 7 vitesh, me leje qëndrimi të rregullt dhe i punësuar. Jam i divorcuar dhe kam një djalë 6 vjeç, që ma mbajnë prindërit në Shqipëri. Ata tani janë të moshuar dhe e kanë të vështirë ta mbajnë. Dëshiroj që djalit t’i bëj leje qëndrimi në Itali. Si duhet të veproj?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, së pari duhet të bëni kërkesën pranë Sportelit Unik për Emigracionin në Prefekturën ku ju banoni. Për të marrë vizën nga Ambasada për bashkimin familiar, do t’ju duhet të paraqitni këto dokumente, të cilat shërbejnë për çdo leje qëndrimi:

– formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit, (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore);

Advertisement

– pasaporta e vlefshme (skadenca e pashaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);

– një fotokopje e pasaportës;

– 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser;

– certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës;

– fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar, duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim;

– fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI).  Këto dokumente janë të vlefshme për të gjitha tipologjitë e bashkimit familiar. Ndërkohë, për të bërë leje qëndrimi për djalin, specifikisht, duhet të paraqitni dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. certifikatë e gjendjes familjare;
  2. në rastin kur të dy prindërit janë rezidentë në Itali, fotokopje e lejes së qëndrimit të prindit që nuk kërkon bashkim familjar;
  3. në rast se prindi tjetër është rezident në Shqipëri, duhet të firmosë një akt pëlqimi për daljen e fëmijës jashtë shtetit, pranë selisë së Kancelarisë Konsullore në momentin e paraqitjes së kërkesës së vizës);
  4. në rast se vetëm njëri prej prindërve ka të drejtën prindërore, duhet të paraqesë atëhere dokumentacion që të provojë këtë të drejtë.

ç. në rast të bashkimit familjar me fëmijët e bashkëshortes, certifikatë martese. Pra, në rast se ju keni kujdestarinë për djalin, do të paraqitni vendimin e gjykatës së formës së prerë, që ju është dhënë juve, kujdestaria për djalin. Të gjitha këto dokumente duhet të përkthehen, noterizohen dhe apostulohen pranë zyrave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të paraqiten pranë Shërbimit Konsullor të Ambasadës Italiane.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjyshja më torturon

Next Post

LIRI BERISHA MERR ÇMIM PER TRAJTIMIN E AUTIZMIT

Advertisement