Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Mos kam probleme me stomakun?

– Jam 37 vjeçe dhe herë pas here, kam urth në stomak, gjë që më shqetëson shumë. Jam vizituar dhe më kanë thënë se e kam nga ushqimet pikante, se i përdor shumë. Mirë atë gjë edhe mund ta trajtoj, por kam një erë goje që më vjen që nga stomaku. Mos vallë kjo është shenjë që kam probleme me stomakun? Më thoni, ju lutem, a është kjo një shenjë që stomaku im nuk është në rregull? Theksoj që nëna ime ka vuajtur shumë nga stomaku, ka pasur ulçer. A është e trashëgueshme kjo? Çfarë ilaçesh të përdor, sepse më ka zënë frika të ha ushqim, se menjëherë kam dhimbje ose më vjen erë e keqe, edhe pse i laj dhëmbët vazhdimisht?

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: Problemet që ju keni, sigurisht që kanë lidhje me stomakun, qoftë urthi apo edhe era e gojes, pasi në përgjithësi, pacientët që kanë probleme me stomakun dhe aparatin tretës, kanë edhe erë të keqe në gojë. Megjithatë për erën e gojës duhet që të përjashtohet edhe ndonjë dhëmb i prishur apo sëmundje e tonsilave (bajamet). Përsa i përket trashëgimisë, mund të themi se ajo ka një rol shumë të madh në këtë sëmundje (shkaktar kryesor për sëmundje ulçeroze është një bakter i quajtur heliko bacter pylori). Ju nuk duhet të shqetësoheni aq shumë pasi sot mjekohen shumë mirë të gjitha problemet e stomakut, por duhet të vizitoheni për të përcaktuar një diagnozë të saktë e për të marrë një mjekim korrekt.

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Valbona Halili: Në pritje të fëmijës sim të parë

Next Post

Ajo shpërndante foto nudo me celular

Advertisement