morena e reEdhe pse “Off” është titulli i këngës që këngëtarja Morena Taraku ka sjellë këtë verë, këtë herë solo, ajo duket se është më “On” se kurrë. Kjo, sepse përveçse ka realizuar klipin e ri, gjen kohë edhe të pushojë njëkohësisht, si dhe të mendojë për projektet e reja muzikore. Këto ditë të nxehta, Morena ndodhej me pushime bashkë me familjen e saj dhe e cilëson këtë edhe si periudhën më të bukur që po kalon. Megjithatë, me buzëqeshjen që e “vesh” çdo mëngjes, ne realizuam edhe këtë bisedë mjaft të sinqertë me të…

Mia.B: – Morena, edhe ti, ashtu si këngëtarët e tjerë, i dhurove kësaj vere këngën tënde me titull “Off”, në të cilën vjen ndryshe nga kënga e parë…
Morena Taraku: – Vetë titulli ishte më ndryshe se i pari, kurse ndryshimet e tjera, besoj se vërehen, ndaj s’po flas unë për to… (Buzëqesh)
– Edhe në klipin që e shoqëron këtë këngë shohim një Morenë shumë sensuale dhe të buzëqeshur. Është efekti i stinës apo e tillë je gjithmonë?
– Buzëqeshja është gjëja e parë që vesh në mëngjes dhe, pa dyshim, kështu jam gjithmonë. (Buzëqesh)
– A je mjaftueshëm e lumtur me atë që ke arritur deri tani, apo ka gjithmonë diçka që duhet të ishte bërë?
– Arritje për mua është të hedh hapat që kam para syve dhe të vazhdoj më tutje. Të mos jem ajo që jam sot, por e ardhmja…
– Ka ndonjë gjë që të pëlqen po aq sa muzika?
– Po aq sa muzika më pëlqen edhe aktrimi.
– Cili është misioni që ka një këngë për ty?
– Të bëjë ndryshimin.
– Në punë, ndihesh e rrethuar nga njerëz të mirë apo nga inate, bërryla dhe xhelozi?
– Unë jam e rrethuar vetëm nga njerëzit që dua. Bërrylat, inatet e xhelozitë janë një hap prapa meje dhe unë nuk e kthej kokën që t’i shikoj.
– Në gjykimin tënd, cila është kënga që dallon mes shumë të tjerash dhe që e zotëron këtë sezon veror?
– Ka shumë të tilla…
– Çfarë temperamenti ke?
– Jam shumë e gjallë.
– Me kalimin e viteve, çfarë ndodh me Morenën?
– E nesërmja nuk dihet ende…
– Duhet të ketë kënaqësi në finalizimin e çdo pune… Tjetër, ku e gjen kënaqësinë?
– Në familje.
– Sa e rëndësishme është dashuria?
– Është pika elementare.
– Çfarë të bezdis e të shqetëson?
– Gënjeshtrat, intrigat.
– Tani, pasi e ke shijuar suksesin, cili është maksimumi?
– Të vdes, duke lënë pas vetes shumë më shumë se kaq.
– Përpjekja jote më e lodhshme…
– Mundësia e dytë për t’i besuar dikujt.
– Minutat më të bukura gjatë një interpretimi…
– Miss Exclusive of the Vvorld… Mbajtja e veshjeve kombëtare.
– Si mund të mbijetosh në tregun muzikor sot?
– Nëpërmjet stilit, interpretimit dhe të qenit vetvetja.
– Tingulli që të pëlqen më shumë?
– Zëri i babait tim…
– Ai që urren?
– Pëshpëritjet.
– Çfarë zë më shumë vend tek ti?
– Familja.
– Cila formë komunikimi arrin më shpejt në zemër?
– Dashuria.
– Pikat e forta?
– Besnikëria, kokëfortësia.
– Dobësitë e tua?
– Besimi, sinqeriteti.
– Pjesa më e bukur e 24 orëshit?
– Një sms që mora që tani në mëngjes nga personi më me vlerë në jetën time. (Buzëqesh)
– Mendimet që pushtojnë mendjen tënde kur je vetëm me veten?
– Çfarë të bëj tani?
– Një gjë që të ka lënë shije të mirë…
– Ky pushim që po përfundoj këto ditë me familjen.
– Për çfarë ke luftuar me veten?
– Të harroj që nuk mund t’i ndryshoj të tjerët, pos vetes.
– Kur je e lumtur, çfarë pëlqen të bësh?
– Të shijoj momentet e lumturisë.
– Ëndrra jote e adoleshencës?
– Të rritesha në prehërin e nënës.
– Diçka që të prek, të mallëngjen…
– Fytyra e nënës, që s’e kam parë prej nëntë vjetësh…
– Gjëja më e veçantë që të ndodhi këtë verë?
– U bëra imazh… por për këtë do të flasim së shpejti! (Buzëqesh)
– Ç’do të bësh pas intervistës?
– Do nisem me jaht, me familjen. (Buzëqesh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *