Eni Çobani është ndoshta personazhi më i dashur i ekraneve shqiptare. Në sytë dhe profesionin e saj shqiptarët shohin modelin e vërtetë të drejtësisë shqiptare. Në këtë intervistë Eni ka folur për punën, familjen, djalin e saj dhe për pritshmëritë që ka ndaj drejtësisë shqiptare.

 

Fabjola Kuburi:-  Eni, jeni nga ato personazhe publike që nuk para të shikojmë në median e shkruar. Pse kjo zgjedhje, ndoshta për të mos konsumuar imazhin?

Eni Çobani:- Jo se nuk e dua median e shkruar, përkunrazi, e lexoj dhe shfeletoj shumë por fakti është që është vërtet një zgjedhje sic e thatë dhe ju, por kur njeriu është javë për javë në ekran dhe përballë publikut, zgjidh çështje të natyrave të ndryshme unë them se është konsumuar  edhe pjesa e të shkruarit. Ajo që ndodh në ekran mund të gjendet edhe më vonë online dhe mua më është dukur sikur do ripërsërisja veten nëse unë do ulesha dhe do shkruaja. Sa kohë që unë jam në një media në të  cilën unë flas sy më sy, nuk ka nevojë që të rishkruhet.

– Çfarë ju shtyu të thoni “po” për gazetën tonë?

– Unë jam njeri shumë i hapur dhe nuk dua të them “jo” sidomos medias duke qenë edhe pjesë e saj prej vitesh tashmë, madje më duket sikur kam kaluar një pjesë të madhe të jetës në media, i kam prekur nga pak të gjithë televizionet nëpërmjet ftesave të tyre sigurisht dhe jam bërë pjesë e këtij kuadri mediatik. Mbahem si një nga personazhet që nuk them kurrë jo, kështu që patjetër edhe tek ju do thoja “po” ashtu siç edhe thashë dhe ja ku jemi.(Buzëqesh).

– Si ndjehet një grua me kaq sukses sa ju?

– Këtë pyetje ma bëjnë edhe njerëz të tjerë, jo vetëm të media, “Zonja Eni si ndiheni kur na shihni që andej” dhe unë i përgjigjem me pyetje “Nga andej ku” dhe i buzëqesh për t;i dhënë të kuptojnë që unë jam njeriu që mund të jem njeriu që mund të jem në kontak personal, të përditshëm me njerëzit ku nuk kam lartësi nga ku mund t’i shoh sepse unë i shikoj nga afër, jam përditë me ta dhe i shikoj me këmbë në tokë. Nuk kam asnjë arsye t’i shikoj nga lart. Në vizionin tim, përveç faktit që ndihem pak më e lodhur prej viteve dhe ngarkesës së punës se më parë, por nuk ka asnjë ndryshim përsa i përket Enit si person.

– Që në 2012 në mos gaboj, je pjesë e “E diela shqiptare” në emisionin “Shihemi në gjyq”, si ndihesh tashmë, a është bërë ky emision si pjesë e jotja?

– Patjetër që ky është emisioni im, ky është emisioni im nga fillimi në fund, është një emision që unë i kam kushtuar jetën, kam rizbuluar le të themi pasionin tim për drejtësinë, është një ngagjërat që unë realisht nuk do doja kurrë të ndahesha, që për momentin as nuk e mendoj dhe as nuk dua t’a mendoj por për sa kohë “E diela shqiptare” do jetë unë do jem pjesë e saj.

– A është ndjerë njëfarë sensibilizimi nga ana e publikut, nga ndikimi i emisionit “Shihemi në gjyq”?

– Sensibilizimi i publikut e ka bërë këtë emision kaq të bukur, kaq të ndjekur dhe në këtë përmasa shikueshmërie sa është sot dhe sigurisht që në momentin që kuptova që godita tek publiku dhe publiku e përqafoi këtë rubrikë, unë kuptova që ky është emisioni i ditës, që shumë shpejt u bë kryefjala e javës të shumë shqiptarëve dhe këtë ma vërtetojnë ata që sa shikojnë emisionin e së djelës të hënën vijnë në zyrë dhe më thonë” Si ai rasti që ju nxorët dje e kam edhe unë”. Kjo tregon që njerëzit e ndjekin në mënyrë të pashmangshme.

– Sigurisht ju komentojnë dhe vlerësojnë. Ndonjë compliment që ju ka mbetur në mendje dhe që do doni ta ndani me ne?

– Ka kaq shikueshmëri saqë më thonë edhe komplimenta të tipit” Ngelëm dje pa drekë se dogja  pjatën duke të ndjekur ty, e përzieja po nuk e ndjeja erën që po digjej.Janë gjëra që mua më kënaqin nga ana shpirtërore por nga ana tjetër ndjej që populli shqiptar ka probleme sepse edhe ky emision ekziston nga moria e madhe e këtyre problemeve, të jemi të sinqertë.

– Në këtë emision realizohen seance ndërmjetësimi, por realisht a kanë të njëjtën vlerë juridike si një seancë ndërmjetësimi në sallë gjyqi?

– Më vjen mirë që më bëtë këtë pyetje sepse realisht publiku duhet t’a dijë se seanca e ndërmjetësimit është një seancë e vërtetë dhe reale se çfarë mund të n dodhë në një zyrë ndërmjetësimi. Pra, jo në kushte mediatike porn ë kushte private, bëhet po e njëjta gjë, paraqitet njëherë personi pë të cilin ka ardhur ai që është ankuar, diksutohet me të dhe nëse ai bie dakord për  firmosjen e një marrëveshje mes palëve në nuk kemi nevojë të shkojmë në public. Nëse unë shikoj reagimin nga  ana e tij që nuk ka problem që çështja të shkojë deri në ekran, pra në publik, atëherë unë detyrohem që këtë situatë ta bëj publike, gjithmonë me miratimin e palëve. Pra, nuk më lejohet njerëz pa vullnet aty, ata vijnë me vullnet të plotë dhe më bindjen e tyre, është gjithçka ligjore.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *