Akrepi-Dashi

Miqësia mes të lindurve të shenjës së Dashit dhe Akrepit nuk ndodh shpesh. Këto shenja nuk duan të rrezikojnë dhe janë të paafta të bëjnë përpjekje. Ja përse do të ishte e vështirë të parashikohej një miqësi mes tyre. Dy karaktere të fortë bëjnë gjithashtu një luftë pushteti që sjell lindjen e zënkave. Dashi dhe Akrepi janë që të dy krenarë e të pavarur dhe askush nuk e toleron tjetrin në impononimin e mendimit të vet në një projekt. Dashin e shqetëson e tashmja, ai nuk vonon të marrë vendime, ndryshe nga Akrepi, që përpiqet të kuptojë, analizojë dhe nuk lë gjë pas dore. Akrepi mund të irritohet nga paqëndrueshmëria e Dashit dhe ky i fundit, nga këmbëngulja e Akrepit.

Akrepi-Demi
Akrepi dhe Demi janë konservatorë dhe të dashuruar pas natyrës e jetës së thjeshtë. Ky terren mirëkuptimi u lejon të lidhin mes tyre një miqësi, e cila do vërtet kohë të krijohet, por pas kësaj, ata do të mund ta shtrëngojnë edhe më tej. Akrepi, ashtu si Demi, nuk kanë besim te miqtë e tyre dhe për këtë arsye, ata nuk kanë shumë të tillë. Këto dy shenja njihen që janë kërkues, ambiciozë, të ndjeshëm dhe dominues. Pasi pranohen këto cilësi dhe defekte të dyanshme, lidhja mes Demit dhe Akrepit do t’i rezistojë çdo sprove.

Akrepi-Binjakët
Një miqësi mes Akrepit dhe Binjakëve, pse jo? Megjithatë, ajo do të jetë sipërfaqësore, për të evituar çdo përplasje. Këto dy shenja horoskopi nuk kanë shumë afërsi dhe nuk kanë tendencë të krijojnë marrëdhënie shumë të ngushta miqësie. Është një lidhje interesante dhe pak pikante, por jo afatgjatë. Binjakët janë diplomatë të lindur, që veprojnë me dredhi dhe mjeshtëri. Ata janë gjithashtu shumë humanë dhe mikpritës, ja përse ai do të bëjë përpjekje jo të pakta për ta çuar më tutje miqësinë e tij me Akrepin, të cilit nuk do t’i interesojë kjo gjë…

Akrepi-Gaforrja
Nuk këshillohet që të lindurit e shenjave të Akrepit dhe Gaforres të lidhin miqësi dhe të përpiqen të krijojnë lidhje të forta mes tyre. Akrepi është i thellë, pasionant, posesiv, manipulues, ndërsa Gaforrja është ëndërrimtare, idealiste, e ëmbël dhe nganjëherë, i mungon kthjelltësia. Kështu, këto dy shenja do të ishin më mirë të dashuruar, sesa shokë… Ndryshimi i tyre në temperament vihet kundër krijimit të një miqësie të thellë dhe të sinqertë, por ata mund të jenë të njohur, duke ditur se ka kufij që nuk duhen kapërcyer. Një distancë mes Gaforres dhe Akrepit është e nevojshme për të evituar çdo konflikt.

Akrepi-Luani
Miqësia mes Akrepit dhe Luanit është e mundur, bile ndodh shumë shpesh. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie me baza të forta dhe qëndrueshme, sepse me kalimin e kohës, ajo mund të shkaktojë zhgënjime të hidhura. Ja, pse ndodh rrallë të shohësh një shoqëri të ngushtë mes Luanit dhe Akrepit. Kjo lloj shoqërie mbase nuk është shumë e fortë, por është e vlerësuar nga të dy. Pra, Akrep dhe Luan, jini më shumë thjesht shokë, sesa shokë të ngushtë…

Akrepi-Virgjëresha
Është e vështirë të konceptohet një miqësi mes Virgjëreshës dhe Akrepit, sepse e vetmja pikë e përbashkët që kanë është një lloj pavarësie që i largon, në vend që t’i afrojë. Virgjëresha kërkon qetësinë, masën dhe u përshtatet situatave, ndryshimeve që i dalin përpara, ndërkohë që Akrepi ndjehet mirë me rutinën e tij. Akrepit nuk i pëlqejnë shumë ndryshimet dhe përmbysjet e zakoneve. Janë të shumta pikat që i ndajnë këto dy shenja zodiaku dhe i pengojnë të lidhin miqësi, por edhe nëse lidhin, keqkuptimet janë të pashmangshme.

Akrepi-Peshorja
Mes Peshores dhe Akrepit mund të lindë një miqësi e bukur. Në fakt, nuk ekzistojnë pika dallimesh mes këtyre dy shenjave, të cilat do të krijonin konflikte reale. Akrepi dhe Peshorja kanë shumë interesa të përbashkëta, si muzika dhe udhëtimet. Ata vlerësojnë faktin se mund të takohen dhe të diskutojnë për orë të tëra, sepse kjo nuk u duket kurrë shumë e gjatë. Bëhet fjalë për një miqësi pak sipërfaqwsore, por që mund të zgjasë gjithë jetën, sepse Akrepi dhe Peshorja mund të lidhen me njëri-tjetrin në mënyrë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *