Klasifikimi i javës

1. Akrepi
2. Bricjapi
3. Peshqit
4. Virgjëresha
5. Gaforrja
6. Dashi
7. Demi
8. Binjakët
9. Ujori
10. Luani
11. Shigjetari
12. Peshorja

DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Të hënën do të jetë mbizotëruese dëshira për të udhëtuar, ose për të bërë ndryshime. Të martën dhe të mërkurën, detyrimet, në punë apo familje, do t’ju duken më të rënda se zakonisht. Përpiquni të kuptoni se çfarë ju krijon tensione dhe mos u sforconi. Gjatë ditëve në vazhdim do të komunikoni më thjesht dhe më lehtë me të tjerët. Të shtunën dhe të dielën nuk do t’ju mungojë shpirti nismëtar dhe fantazia, për ta çuar mendjen aty ku doni.

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Hëna kundër të hënën do të ndikojë negativisht në lidhje, të cilat nuk do t’ju japin kënaqësinë që do të donit. Të martën dhe të mërkurën, do të jeni të pajisur me një nuhatje të mirë, të cilën mund ta përdorni në punë. Në dy ditët në vazhdim, gjithçka do të duket e ndriçuar nga një dritë e veçantë dhe ju do të ndjeheni në formë më të mirë. Në fundjavë, Afërdita do të mbrojë dashurinë dhe erosin.

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Të hënën do t’ua dedikoni disa punëve të mërzitshme, por të domosdoshme për t’u kryer. Situata nuk do të duket më e mirë të martën dhe të mërkurën, pasi humori do të jetë i lëvizshëm për shkak të Hënës kundër, megjithëse Mërkuri do t’ju ndihmojë. Të enjten dhe të premten duhet të tregoheni të shkathët dhe me aftësi organzuese për të mbaruar punët që keni në dorë. Do të çlodheni me shumë kënaqësi në fundjavë, falë Hënës që do t’i japë shtysë jetës suaj shoqërore.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
E hëna do të jetë një ditë interesante, e mbushur me emocione te gjalla. Të martën dhe të mërkurën do t’ju duhet të merreni me disa procedura burokratike, ose t’i dedikoheni më shumë punës, duke punuar me një ritëm të përshpejtuar. Nuk do ta keni të lehtë, për shkak të Mërkurit kundër deri në datën 27. Të enjten dhe të premten, do të ndjeheni të mbyllur në vetvete, pa dëshirë për të folur me njeri. Të shtunën dhe të dielën, do të merreni me shtëpinë.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Të hënën mund të ndjeheni të lodhur dhe jo shumë të përqendruar në punë. Situata do të ndryshojë në dy ditët në vazhdim, kur do të keni besim në vetvete në punë dhe do të veproni me siguri. Të enjten dhe të premten, mendja juaj do të fluturojë gjetkë, mbase te pushimet që sapo mbaruan, me dëshirën për të organizuar të tjera. Në fundjavë, do të keni hënën kundër dhe mund të keni ndonjë tension në lidhje. Pak çlodhje, ose një aktivitet i lehtë fizik do t’ju ndihmojnë të largoni streset.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
E hëna do të jetë premtuese, mendja do të jetë e kthjellët dhe sytë, e hapur mirë. Ndonjë problem i vogël mund të lindë në 48 orët e ardhshme, kur Hëna kundër mund të ndikojë në humorin tuaj, sidomos në familje. Do të ribëheni realistë (por jo pa fantazi) nga e enjtja dhe e premtja. Në fundjavë, truri juaj do të punojë me gjithë fuqinë e tij, kështu që mund ta shfrytëzoni për dialogun dhe ndjenjat. Do t’ju ndihmojë edhe hyrja e Afërditës në shenjë.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Hëna pozitive do të bëjë që ta filloni javën me këmbë në tokë dhe më të vëmendshëm ndaj çështjeve praktike. Të martën dhe të mërkurën, Hëna në shenjën e Shigjetarit do t’ju ngjallë dëshirën për të udhëtuar, duke i dhënë krahë fantazisë dhe projekteve. Megjithëse të enjten dhe të premten do ta keni Hënën kundër, Mërkuri do ta zbusë veprimin e saj në punë. Fundjava do të jetë e bukur, nëse do ta kaloni me shoqërinë, me shëtitje, improvizime, etj.

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Të hënën do ta filloni javën me vrull, të motivuar dhe të vendosur, falë Hënës në shenjë. Dy ditët në vazhdim do të karakterizohen nga një ritëm i shpejtë i punëve, për shkak të ndikimit të Mërkurit. E enjtja dhe e premtja do të jenë efikase për marrëdhëniet në përgjithësi. Mbase mund të bëni edhe ndonjë njohje interesante. Gjatë fundjavës, mund të jeni me humor të lëvizshëm.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
E hëna do të jetë një ditë rutinë, me një humor jo shumë të mirë. Situata do të ndryshojë kryekëput të martën dhe të mërkurën, kur do të jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe psikike, falë Hënës në shenjë dhe Mërkurit pozitiv. Të enjten dhe të premten duhet të tregoheni këmbëngulës dhe konkretë në punë. Ndjenjat dhe puna do t’ju japin sigurinë që kërkoni. Në fundjavë, Hëna do të jetë e shkëlqyer për marrëdhëniet dhe udhëtimet.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Nëse duhet të shkoni në një mbledhje, ose të merreni me një projekt të ri, e hëna do të jetë dita e përkryer. Të martën dhe të mërkurën do t’ju pëlqejë të kryeni të qetë punët që keni në dorë. Hëna në shenjën tuaj të enjten dhe të premten, do t’ju dhurojë 48 orë në sintoni me nevojat dhe dëshirat tuaja. Në fundjavë, Hëna dhe Afërdita do të favorizojnë ndjenjat dhe pasionin.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Të hënën merreni shtruar, sepse do të keni Hënën dhe Marsin kundër (sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë). Gjatë dy ditëve në vazhdim, retë do të largohen nga qielli juaj dhe do të mund të punoni të qetë. Mërkuri kalon në shenjën e Peshores, duke ju dhuruar një muaj të mirë në punë, me projekte të reja. Të enjten dhe të premten, do t’ua dedikoni reflektimit dhe familjes, ndërsa në fundjavë, do të jeni në formë të shkëlqyer si fizike, ashtu edhe mendore.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Më në fund, nuk do të keni më kundër Marsin dhe Mërkurin. Kjo do t’ju japë dëshirën për të pasur zakone të reja, ose të impenjoheni deri në fund në një punë që keni ndërmarrë. Inteligjenca e spikatur do t’ju ndihmojë të kërkoni rrugë të reja për zgjidhjen e problemeve të përditshme. Ditët më të mira të javës do të jenë pa dyshim e enjtja dhe e premtja, me Hënën në shenjën mike të Bricjapit, që do t’ju japë mundësi të merreni me shumë aspekte të personalitetit tuaj të gjithanshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *