E kemi pyetur për muzikën, dashurinë, mëmësinë, për zhveshjen, klipet, bashkëpunimet, thashethemet, por nuk ka qenë asnjëherë mjaftueshëm sepse asnjë personazh, në asnjë intervistë, nuk do të ketë çiltërsinë dhe dashamirësinë e Çiljetës. Ja pse kemi kënaqësinë t’ua sjellim edhe këtë herë, me një pyetësor të “çmendur” për verë, ku përgjigjet nuk të lënë asnjëherë të “ngopur”. Është kjo arsyeja pse intervistat janë kaq shumë dhe njëherësh kaq pak, kur bëhet fjalë për Çiljetën…

Ariana Bregu: – Kujtimi më i bukur i fëmijërisë?
Çiljeta Xhilaga: – Seriali për fëmijë, “Seilor moon”.
– Vendi që i pëlqen më shumë djalit?
– Plazhi, deti…
– Kur Fernandoja të jetë duke gjuajtur për vajza, çfarë do të jesh duke bërë ti?
– Duke e ruajtur fshehurazi.
– Çfarë haje më shumë kur ishe e vogël?
– Bukë me çaj e djathë, në kopësht.
– Pjata që askush nuk e gatuan si ti?
– Fërgesa.
– Ke dashur ndonjëherë të dish se ç’po ndodh te komshiu?
– Asnjëherë.
– Në filmin “Sex and the citty”, ti do të ishe ajo që bën seks më shumë apo më pak?
– Më pak.
– Mund ta hapësh portofolin dhe të më thuash ç’ka brenda?
– Patjetër… Sigurisht që lekë ka shumë.
– Cilit person të famshëm mendon se i ngjan?
– Më thonë se i ngjaj Sofia Lorenit nga sytë dhe përmasat trupore, ndërsa Vera Grabocka më ka thënë gjithmonë se i ngjaj me Liz Teilorin.
– E mban mend ngacmimin e parë nga një djalë? Si ndodhi?
– Në klasë të tetë, më sillte lule.
– Ajo për të cilën nuk do të flasësh asnjëherë me një shoqe?
– Për mërzinë time.
– Më keq të jesh në një vend shumë të zhurmshëm apo shumë të qetë?
– Në një vend të qetë.
– Me ç’maskë do të shkoje në një ballo me maska?
– Me fytyrën e Çiljetës.
– Sa herë e ke kaluar testin e patentës?
– Një herë.
– Nëse do të të duhej ta bëje, do të hiqje dorë nga interneti apo nga televizori?
– Nga asnjëri.
– Sa gjuhë të huaja njeh?
– Tri gjuhë.
– Do të doje më mirë të kishe një dado, një punëtore shtëpie, një kuzhinier, një shofer apo masazhier?
– Një kuzhinier.
– Është më keq të ngecësh në ashensor apo në trafik?
– Në ashensor.
– Çfarë je e gatshme të bësh për një mik?
– Të përfundoj në rajon.
– Tipi i njeriut që të fut frikën…
– Skuthat, të pabesët.
– Për çfarë ia dëgjon akoma fjalën mamit/babit?
– Për të gjitha.
– Të mjafton Tirana?
– Jo.
– Cila është fjala e shpikur për ty?
– Mamica.
– Personi i fundit që të dërgoi një sms?
– Dashuria ime…
– Përmbajtja?
– Pyet për djalin dhe për mua.
– Gjëja e fundit për të cilën je ndjerë në faj?
– Që nuk pata mundësi të agjëroja të gjithë muajin e Ramazanit.
– Sa palë këpucë ke?
– 67 palë, për momentin.
– Shtron gazeta në makinë që mos të ta bëjnë pis?
– Jo, asnjëherë.
– Çfarë bën njëkohësisht, gjatë kohës që nget makinën?
– Bëj makeup.
– Më mirë një peshk apo një zog?
– Një zog.
– Çfarë kënge këndon në dush?
– “Bailando”…
– Çfarë bën kur asnjë nuk të shikon?
– Shumë gjëra…
– Flet ndonjëherë me veten?
– S’e di, s’e kam vënë re.
– Çfarë ke vjedhur kur ke qenë e vogël?
– Asgjë, asnjëherë.
– Të pëlqente shoqja/shoku i bangës?
– Po, shumë.
– Ke qenë nga ato të bangave të para apo të fundit?
– Të fundit.
– Do të doje të punoje në Bankën e Shtetit?
– Jo, fare.
– Një gjë që të ka humbur dhe për të cilën të ka ardhur keq…
– Syzet D&G.
– Ke përgjuar ndonjëherë prapa derës?
– Jo, asnjëherë.
– Nëse do të mund të zhdukje vetëm diçka nga faqja e dheut, çfarë do të zhdukje?
– Insektet.
– Cila është gjëja që në mënyrë absolute nuk do të ishe në gjendje ta bëje?
– Të vidhja diçka.
– Je e dashuruar në këtë moment?
– Shuuuuuuummmmmë.
– Si e kupton këtë?
– E kuptoj sa herë shoh Fernandon sa i ngjan babit të tij dhe dashurisë sime.
– Kulmi i kënaqësisë për ty?
– Familja ime…
– Kulmi i dhembjes, sipas teje?
– Humbja e një personi të afërt.
– Kulmi i neverisë?
– Njerëzit e pisët.
– Çfarë do të të bënte ta humbisje kontrollin?
– Në qoftë se dikush do të më cënonte aty ku s’duroj dot.
– Sipas teje, kur nis jeta e një femre?
– Kur bëhet nënë.
– Kur thua Çiljeta, ke thënë…
– Dashamirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *