Ata janë disa ishuj të bukur, njëkohësisht edhe shtete, të cilat ia vlen t’i vizitoni. Tani që vera është në kulmin e saj (megjithëse në Tiranë nuk ta jep përshtypjen), është koha të mendoni për pushimet tuaja. Janë të shumta vendet e botës që mund të vizitoni, por ka diçka ekzotike dhe romantike në vizitën e një ishulli. Hidhini një sy listës së mëposhtme me 7 shtete – ishuj mahnitës dhe mbresëlënës, të cilat duhen parë të paktën një herë në jetë.

Malta1. Malta
Malta është një vend i Europës jugore, që ndodhet në detin Mesdhe, me një histori dhe kulturë të pasur. Në të mund të gjeni gjithçka, që nga shkëmbinjtë e deri tek tempujt, shpella misterioze dhe plot vende të bukura ku mund të bëni zhytje nënujore. Në fakt, ka plot gjëra interesante për të parë dhe bërë në Maltë, sa që nuk mund të mërziteni aty edhe po tw rrini gjatë. Pjesa historike dhe e vjetër e qytetit ka një arkitekturë të mrekullueshme dhe shumë tunele për të eksploruar.

 

 

 

 

Philippines2. Filipinet
Një nga shtetet- ishuj më të bukur në botë janë edhe Filipinet. Është një vend që ndodhet në një pozicion gjeografik të tillë, sa mund të vizitohet në çdo kohë të vitit. Filipinet, në fakt, janë një arqipelag që përfshijnë mbi 7 mijë ishuj, ku, secili prej tyre është i bukur dhe unik në mënyrën e vet. Në të mund të gjeni shumë atraksione të bukura turistike, si shkëmbi i Tubatahas, vullkani Mayon, tarracat me orizore Banaue, Puerto Galera, Donsol, Kodrat e Çokollatës dhe shumë të tjera. Vendi ofron edhe shumë aktivitete interesante si zhytja, ngjitja në mal, kampingu, alpinizmi, vrojtimi i zogjve dhe shumë të tjera.

 

 

 

Australia3. Australia
Australia është një shtet- ishull i mrekullueshëm, të cilin të gjithë duhet të vizitojnë të paktën një herë në jetë. Shpesh konsiderohet si një vend me një shumëllojshmëri të madhe, për shkak të kulturës së pasur, florës dhe faunës së rrallë, njerëzve të sjellshëm dhe plot gjëra interesante dhe zbavitëse për të parë e bërë. Australia ka gjithçka, që nga plazhet spektakolarë, kanionet, pyjet e pamatë, etj.

 

 

 

 

Maldives14. Maldivet
Maldivet janë, jo vetëm një nga shtetet-ishuj më të bukur në botë, por edhe një nga destinacionet më popullore për çiftet që duan të kalojnë muajin e mjaltit. Ato ndodhen në mes të oqeanit Indian dhe janë formuar nga një grup i lashtë shkëmbinjsh koralorë që janë rritur përgjatë shpateve të vullkaneve të lashtë. Aty do të shihni oqeanin me plazhe të mrekullueshëm dhe resorte luksozë. Nëse jeni duke kërkuar një vend për të kaluar muajin e mjaltit, Maldivet janë të përkryera për ju.

 

 

 

 

Cuba5. Kuba
Për fat të keq pak vetë mendojnë të vizitojnë Kubën në ditët tona. Megjithatë ajo është një shtet-ishull mahnitës, me plazhe me rërë të bardhë dhe ujë të kristaltë, barrierë të pasur koralore, dyqane të vogla dhe atraksione të shumta. Ky vend ka një kulturë të histori të pasur për t’u eksploruar. Nëse ju pëlqen zhytja nënujore, ose ajo me tub, Kuba duhet të jetë e para në listën e vendeve që doni të vizitoni.

 

 

 

 

 

Fiji16. Fixhi
Ishujt Fixhi janë destinacion i mrekullueshëm që ofrojnë plot surpriza për një udhëtar aventurier. Deti i tyre është i përshtatshëm për sërf dhe janë të shumtë sërfistët entuziastë që shkojnë në Fixhi për t’u hipur dallgëve gjigande. Nëse nuk ju pëlqen sërfi, por preferoni të shtriheni në plazh, të relaksoheni, ose të ngjiteni maleve, të shihni ujëvara të mrekullueshme, Fixhi është me siguri vendi më i mirë për t’u vizituar.

 

 

 

 

Japan17. Japonia
Japonia është një vend unik në llojin e vet, aty ku lindja takohet me perëndimin, ku kulturat nuk përplasen, po shkrihen tek njëra-tjetri dhe ku kurrë nuk do të mërziteni. Ju do të ngopeni me ramen (supë japoneze), apo sushin, do të provoni një kultura të ndryshme, do të ngjiteni në malet spektakolare, pa harruar këtu Tokion. Baret e këtij qyteti, restorantet, pabet dhe klubet janë plot çdo natë të javës. Por edhe nëse jeni shumë të dhënë pas punës, atëherë Japonia është vendi që duhet ta vizitoni patjetër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *