Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Çfarë roli keni ju në familje?

Të takohesh me familjen për raste: Disa kanë frikë nga kjo, të tjerë e presin gjithë gëzim, sepse nuk është kurrë e lehtë të jesh vetvetja në prani të klanit tënd. Historia familjare, prapësitë ose konfliktet e mëdha e detyrojnë shpesh secilin prej nesh të mbajë një qëndrim të caktuar. Kjo sjellje është gjithashtu ajo që presin prej nesh prindërit, vëllezërit, motrat apo fëmijët. Duke e përsëritur atë pa pushim, të krijohet përshtypja se nuk varet nga vullneti ynë. Qëllimi i këtij testi është t’ju ndihmojë të zbuloni personazhin tuaj në gjirin e grupit familjar. Çfarë roli luani ju dhe për çfarë arsyesh? Për të kuptuar më mirë këtë, përgjigjjuni spontanisht pyetjeve të mëposhtme…

1. Xhaxhai juaj dhe familja e tij ftojnë për një darkë familjen tuaj, me gjithë tensionet e krijuara mes disa pjesëtarëve të dy klaneve respektive:
a. Nëse secili nuk vë në punë vullnetin e tij të mirë, si mund të shkojë mirë një familje?
b. Sa keq! Ju do të jeni në Gjirokastër pikërisht atë ditë!
c. Nuk do ta humbisnit një rast të tillë për të konfirmuar dështimin për të cilin i keni paralajmëruar!
d. Kjo do t’ju japë mundësi të zbaviteni dhe të bëni thashetheme!

2. Përcaktimi juaj për Krishtlindjen në familje:
a. Një rast i mirë për të forcuar lidhjet familjare
b. Një detyrim që duhet evituar
c. Një mbledhje në familje, ku rigjen gjithmonë të njëjtat klane
d. Një mundësi për të ngrënë mirë dhe për të marrë dhurata!

Advertisement

3. Mësoni se vëllai (motra) juaj sapo është zënë me babanë:
a. Përpiqeni të qetësoni shpirtrat, që ata të rifillojnë dialogun
b. Është problemi i tyre, le ta zgjidhin vetë.
c. I telefononi fshehurazi mamasë, për të marrë vesh më shumë gjëra.
d. E ftoni babanë të hani bashkë darkë në restorant…

4. Momenti ideal për t’i prezantuar të dashurin/ën tuaj familjes suaj:
a. Gjatë një dreke ku janë mbledhur të gjithë.
b. Një kalim rrufe para se të merrni avionin apo trenin.
c. Në restorant, në një terren neutral, vetëm me prindërit.
d. Gjatë një feste të madhe që keni organizuar për ditëlindjen tuaj.

5. Që në një familje gjërat të shkojnë mirë, duhet:
a. Të dish t’u përshtatesh të gjithëve.
b. Të dish të ruash dhe të respektosh intimitetin e jetën e secilit.
c. Të mund të thuash çfarë mendon, pa u refuzuar
d. Të evitosh konfliktet

6. Ju prezantojnë me një kushëri të largët, me të cilin sapo keni rilidhur kontaktet:
a. Ju filloni të diskutoni me të dhe mundoheni ta integroni në gjirin e fisit
b. E shihni nga larg, pastaj shkëmbeni disa fjalë.
c. E shihni me një vështrim paksa tallës dhe mundoheni ta ngacmoni pak.
d. E merrni veçmas duke i thënë se familja juaj është pak e veçantë dhe i propozoni të takoheni jashtë këtij kuadri.

7. Për t’ia dalë mbanë në familje, duhet të jesh mbi të gjitha:
a. Tolerant
b. I pavarur
c. Vrojtues
d. Dinak

8. Si mendoni se do të ishte familja juaj pa ju:
a. Do të rrezikonte të shkatërrohej
b. Do të bënte edhe pa ju
c. Do t’i mungonte mundësia për t’i vlerësuar drejt gjërat
d. Nuk do të ishte e njëjta

9. Ajo që ju bezdis nganjëherë në familje është se ju keni ndjesinë sikur jeni:
a. I pafuqishëm
b. I pakuptuar
c. I manipuluar
d. Shumë i admiruar

10. Ju takoheni me familjen tuaj:
a. Sa më shpesh të mundeni dhe, në shumicën e rasteve, me nismën tuaj!
b. Sa më rrallë të mundeni!
c. Shpesh, megjithëse për t’i kritikuar!
d. Rregullisht, kur ju ftojnë!

11. Familja që ju do të krijoni (ose keni krijuar) do të ketë (ka) këtë devizë:
a. “Një për të gjithë, të gjithë për një!”
b. “Secili bën atë që i pëlqen!”
c. “Kënaqësia e fjalëve”.
d. “Duhet të ruash qetësinë, të jesh zen”

12. Kur ishit i vogël dhe prindërit vinin për t’ju marrë në shkollë:
a. U thonit gjithë notat e mira që kishit marrë!
b. Përpiqeshit të ecnit pas tyre!
c. U shkelnit syrin shokëve!
d. Buzëqeshnit në mënyrë engjëllore, që t’ju blinin ndonjë gjë!

Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Keni shpirt të gjerë
Në sytë tuaj, nocioni i familjes ka diçka të shenjtë dhe të çmuar. Ju do të përdornit gjithë energjinë tuaj që gjërat të shkonin në mënyrë të harmonishme, të kishte paqe dhe secili nga anëtarët e tribusë suaj të ishte i lumtur. Do të merrnit me dëshirë rolin e një psikologu pa diplomë dhe shpirtgjerë, gati për të mbështetur, dëgjuar, inkurajuar, por edhe për t’u sakrifikuar nëse lind nevoja… për të mirën e të gjithëve! Duke iu përgjigjur edhe kërkesës më të vogël, ju do të merrnit, nëse nevojitet, rolin e ndërmjetësit, duke u përjekur të pajtoni të zemëruarit, të zbusni tensionet, t’u jepni edhe të tjerëve pak nga ky “shpirt i familjes”, të cilin e keni kaq për zemër… Tensionet familjare, edhe kur nuk keni lidhje me to, ju shqetësojnë thellësisht. E keni të vështirë të mos ndjeheni i/e prekur, bile përgjegjës dhe menjëherë, ndjeheni i/e detyruar për t’i “riparuar”. E keni të vështirë të mos i përgjigjeni thirrjes për ndihmë, ose të mos mundoheni të zgjidhni një grindje. Në këtë rast, ndjeheni fajtor/e dhe si një njeri që u bën bisht përgjegjësive…

Nëse keni më shumë përgjigje b. Ndjeheni si i/e huaj
Ah, familja! Ky vend i privilegjuar shqetësimesh, konfliktesh dhe tensionesh! Këta njerëz që duan që të integroheni, të ndani me ta ritualet dhe festat, por edhe zënkat e tyre… ata që ju qortojnë bile për mungesat tuaja dhe u vjen keq për këtë! Është e qartë se ju, para së gjithash, e konsideroni familjen si vend problemesh! Historitë dhe problemet e secilit prej jush nuk ju kanë pasionuar kurrë, bile kanë tendencë t’ju irritojnë. I përjetoni më shumë me një ndjenjë detyrimi dhe refuzimi. Jeta ju ka bërë ta perceptoni familjen tuaj si një bashkësi që ju mbyt, ju pengon të zhvilloheni, ju manipulon, ju merr energjitë dhe ju nuk ndjeni asnjë ndjenjë përkatësie kundrejt saj. Ju keni vepruar në atë mënyrë që të largoheni (progresivisht ose brutalisht), duke kërkuar pavarësinë tuaj dhe duke krijuar “një distancë të shëndetshme” mes saj dhe jush. Ka qenë mbase mënyra juaj për t’u mbrojtur, për të krijuar vendin tuaj, një vend intim për ta mbrojtur dhe ruajtur. Megjithëse nganjëherë, brenda jush ju vjen keq që nuk përfitoni nga lumturia e familjeve të lumtura dhe të bashkuara, nuk arrini të rregulloni gjërat dhe të rikrijoni këto lidhje, pasi ju mungon motivimi, të shtyrë mbase nga një e shkuar kaotike ose e rëndë, apo nga “ndryshkja” e lidhjeve familjare. Ju doni t’ia kurseni vetes vuajtjen që do të shkaktonte një tentativë shpjegimesh e dështuar. Megjithatë, marrja përsipër e këtij rreziku do të thotë të kapësh rastin për të rilidhur dialogun dhe për të rifilluar mbi baza të reja.

Nëse keni më shumë përgjigje c. Ju luani rolin e avokatit të djallit
Në gjirin e familjes suaj, ju merrni përsipër me dëshirë rolin e avokatit të djallit: Ju paralajmëroni, kundërshtoni, provokoni, me një fjalë, luani rolin e kundështarit mjaft aktiv… Megjithëse i denigroni rregullisht faktet dhe gjestet e familjes suaj dhe manifestoni mospëlqimin tuaj, nuk preferoni të largoheni apo të distancoheni. Përkundrazi, duket se juve ju pëlqen të luani këtë rol të veçantë dhe kontradiktor: Ai është bërë identiteti juaj në gjirin e grupit mënyra juaj për t’u shfaqur. Refuzoni shpesh të merrni pjesë në jetën familjare, megjithatë, bëheni gjithmonë pjesë e saj, mbase nganjëherë me një nënqeshje përbuzëse! Kështu, preferoni të mos ju kuptojnë, t’ju refuzojnë mendimet, ose nganjëherë edhe të luani rolin e deles së zezë (të atij që ankohet gjithmonë), sesa të prisni urat ose të gjeni vendin tuaj duke u imponuar në mënyrë tjetër.

Nëse keni më shumë përgjigje d. Ju luani rolin e kameleonit
Nëse ju thonë “familja”, ju mendoni me dëshirë për personat e ndryshëm që e përbëjnë atë, më shumë sesa për qelizën e familjes në vetvete. Për të ruajtur një vend të këndshëm në të, keni mësuar shpejt se është më mirë të punosh për çdo lidhje në veçanti, sesa me gjithë grupin. Ju përpiqeni t’i pëlqeni gjithsecilit duke u përshtatur, duke luajtur lojën e pritur prej tjetrit dhe duke u kujdesur për imazhin e pjesëtarit të familjes që “të gjithë e adhurojnë”! Me një fjalë, luani në mënyrë të përkryer rolin e kameleonit! Njëri ju thonë se babai është nevrik dhe i padurueshëm, ju e aprovoni. Nëse tjetri ju thotë se ai është i mrekullueshëm dhe parashikues, ju e aprovoni gjithashtu! Ju “rrëshqisni” kështu nga njëri mendim në tjetrin që të ruani statusin tuaj prej të priviligjuari/e. Në këtë dëshirë për të qenë mik me të gjithë, ekziston dëshira sekrete për të ruajtur avantazhet që secili prej tyre mund t’ju sjellë: Shtëpinë në plazh, ftesë pushimesh, dhurata, preferencë, admirim, etj. Për të ushqyer rolin tuaj, luani pra me dëshirë rolin e joshësit/es, yllit të familjes, atij/asaj të cilin e kanë zili, pasi për të, të gjithë flasin mirë! Dini gjithashtu të ruani misterin për jetën tuaj, me qëllim që të tërhiqni vëmendjen, kureshtjen dhe dëshirën e të tjerëve. Me një fjalë, ju pëlqen të jeni i/e kërkuar! Dini gjithashtu të krijoni aleanca të mjaftueshme nëse ndonjëri do të mundohej t’ju zhvlerësonte në sytë e tjetrit. Fjalët e tij/saj nuk do të kishin asnjë peshë, thjesht, do të thyente turinjtë!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elinara dhe Kastro: Ditët tona porno...

Next Post

Si shkon Dashi me shenjat e tjera?

Advertisement