Ndryshe nga të tjerët që këtë verë kanë bërë çmos për të pushuar pranë brigjeve të bregdetit shqiptar e të huaj, aktorët Neritan Liçaj dhe Ndriçim Xhepa, këtë herë duket se kanë kaluar një verë modeste. Mjafton një sanduiç, cola dhe pishina që ata të kalojnë një ditë relaksi, larg zhurmës së qytetit apo stresit të punës. Duke qenë emra tepër të njohur të kinematografisë shqiptare, mendohet se aktorët bëjnë edhe një jetë luksoze, por ja që ka dhe nga ata që pavarësisht famës, kanë mbetur të thjeshtë edhe në mënyrën e jetesës. As Jalë, as Dhërmi nuk kanë qenë vendet e preferuara të dy aktorëve ashtu siç kanë qenë për pjesën më të madhe të VIP-ave këtë verë. Ndoshta e gjithë kjo modesti do të shpërthejë me ndonjë supersukses në sezonin e vjeshtës që shënon edhe shkëlqimin e figurave të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *