Çfarë dini për dhimbjen e kokës?

 

  1. Vera e kuqe ka më shumë gjasa të shkaktojë dhimbje koke, se ajo e bardhë:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Përveç dhimbjes së kokës, sinusitet shkaktojnë zakonisht edhe:
  2. Zënie hundësh
  3. Të vjella
  4. Ndjeshmëri ndaj dritës

 

  1. Dhimbja e kokës nga akullorja nuk është reale:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Cili lloj dhimbjeje koke prek më shumë burrat se gratë:
  2. Dhimbja e zakonshme.
  3. Migrena
  4. Dhimbja nga sinusiti
  5. Dhimbja e përqëndruar

 

  1. Disa dhimbje koke mund të zgjasin për ditë të tëra:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Marrja e shumë ilaçeve kundër dhimbjes se kokës, nganjëherë mund të shkaktojë vetë dhimbje koke:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Për lehtësimin e një dhimbjeje koke, nganjëherë ju ndihmon qëndrimi në një dhomë të errët:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. “Dhimbja e kokës gjatë fundjavës” mund të shkaktohet nga:
  2. Fjetja e shumtë
  3. Moskonsumimi i mjaftueshëm i kafes
  4. Lodhja
  5. Të gjitha më sipër

 

  1. Shumica e njerëzve vuajnë nga:
  2. Dhimbja e kokës e përqëndruar
  3. Dhimbja e zakonshme
  4. Migrenat

 

  1. Për të gjetur se ç’lloj dhimbje koke ke, duhet bërë një radiografi ose skaner i trurit:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse ndjeni mizëri në këmbë apo krahë ndërkohë që keni dhimbje koke:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës pas dehjes:
  2. Çhidratimi
  3. Mosngrënia mjaftueshëm
  4. Rënia e nivelit të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga alkooli

 

  1. Është provuar se akupunktura ndihmon në dhimbjet e kokës:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

  1. Seksi mund:
  2. Të shkaktojë dhimbje koke
  3. Të lehtësojë dhimbjen e kokës
  4. Që të dyja

 

  1. Konsumimi i çokollatës mund të shkaktojë shpesh dhimbje koke:
  2. E vërtetë
  3. E gënjeshtërt

 

Përgjigjet

1- Përgjigjja e saktë është a-ja. Pirja e alkoolit mund të shkaktojë dhimbje koke tek disa njerëz. Arësyet mund të jenë të ndryshme:

– Për shkak të sulfiteve, që përdoren si konservues tek disa lloje pijesh, si vera e kuqe (por jo e bardhë), të cilat janë të bëzdisshëm për disa njerëz.

– Alkooli shton fluksin e gjakut në tru, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke.

– Mund të varet edhe nga mënyra se si trupi e asimilon alkoolin. Vera e kuqe, birra, uiski, skoçi dhe shampanja janë ata që shkaktojnë më shpesh dhimbje koke.

2- Përgjigjja e saktë është a-ja. Sinusitet zakonisht shkaktojnë dhimbje koke, së bashku me zënie dhe sekrecione hundësh, edhe nga jashtë, edhe nga brenda, si edhe skuqje të fytit. Zakonisht dhimbjet e kokës trajtohen me ilaçe kundër dhimbjes si ibuprofen dhe acetaminofen (Tylenol). Një dush i nxehtë mund të ndihmojë për lirimin e hundës. Nëse keni edhe temperaturë, atëherë duhet të shkoni tek doktori për të marrë mjekimin e duhur.

3- Përgjigjja e saktë është b-ja. Kush nuk e ka provuar dhimbjen e kokës kur ka ngrënë shpejt akulloren, ose ka pirë ndonjë lëng të ftohtë. Ndjesia është sikur të hapet koka në mes. Dhimbja e kokës nga akullorja, ose “ngrirja e trurit”, është reale. Pini diçka të ngrohtë, ose mbajeni gjuhën ngjitur pas qiellëzës, për të ngrohur këtë zonë dhe për t’u ndjerë më mirë.

4- Përgjigja e saktë është d-ja. Burrat preken afro gjashtë herë më shumë nga dhimbja e përqendruar e kokës sesa gratë. Këto dhimbje hasen rrallë, por mund të jenë shumë të forta. Zakonisht e ndjen dhimbjen rrotull njërit sy dhe është kaq e fortë, sa nuk rri dot pa lëvizur. Këto dhimbje shpesh ndodhin në të njëjtën periudhë kohe të ditës, çdo ditë dhe zgjasin nga disa minuta në disa orë. Nëse vuani prej tyre, duhet të flisni me doktorin për ilaçet që mund të merrni.

5- Përgjigjja e saktë është a-ja. Disa dhimbje periodike mund të zgjasin disa minuta, por shumica zgjasin nja dy orë, si dhimbjet nga sinusiti. Ndërkohë, migrenat dhe dhimbjet e zakonshme mund të zgjasin edhe me ditë të tëra.

6- Përgjigjja e saktë është a-ja. Është pak ironike, ju mund të keni dhimbje koke, kur përdorni shpesh ilaçe kundër tyre. Kështu kthehet në rreth vicioz: Ju merrni ilaçe për t’u ndjerë më mirë dhe pastaj bëheni me dhimbje koke kur merrni shumë prej tyre. Është e rëndësishme t’i merrni ilaçet vetëm sipas këshillës së mjekut, në sasinë dhe frekuencën e duhur. Nëse keni shumë dhimbje koke, flisni me doktorin për parandalimin e tyre, përfshi këtu edhe mjekimin.

7- Përgjigja e saktë është a-ja. Përdorni edhe këto metoda të tjera për të lehtësuar dhimbjen e kokës:

– Relaksoni qafën, supet dhe shpinën nëse i keni të tensionuara.

– Përdorni një jastëk të ngrohtë, ose të ftohtë në vendin që ju dhemb, ose vëreni në ballë, tëmtha, ose pas qafe.

– Ngadalë masazhoni tëmthat, ose qafën.

– Bëni një dush me ujë të ngrohtë

8- Përgjigjja e saktë është d-ja. Gjatë fundjavës nuk duhet të kesh dhimbje koke! Megjithatë, disa njerëz që vuajnë nga migrena, vuajnë edhe nga “dhimbjet e kokës gjatë fundjavës”. Dhimbja mund të shkaktoket nga ndryshimet në rutinë. Mbase ju flini më shumë, pini më pak kafe (gjë që shkakton dhimbje koke nga mungesa e kafeinës), ose jenië më aktivë gjatë fundjavës. Secili nga këto ndryshime mund të shkaktojnë një dhimbje koke. Për të evituar dhimbjen, mos ndryshoni rutinën tuaj dhe evitoni kafeinën nëse ua shkakton ajo dhimbjen e kokës.

9- Pergjigjia e saktë është b-ja. Nëntë në dhjetë dhimbje koke janë të tipit të zakonshëm. Ato zakonisht shkaktohen nga një kontraktim muskuli në kokë, ose qafë. Ju e ndjeni dhimbjen në ballë, ose pas koke. Shkaktar shpesh është stresi, por edhe mungesa e gjumit dhe qëndrimi i keq (për shembull të rrish ulur në kompjuter gjithë ditën), mund ta përkeqësojë. Është gjetur një lidhje mes tyre dhe depresionit. Nëse ato ndikojnë në jetën tuaj të përditshme, flisni me doktorin. Ai mund t’ju japë mjekime me antidepresivë, ose me ilaçe antiinflamatorë jo steroidale.

10- Përgjigjja e saktë është b-ja. Doktori juaj zakonisht e diagnostikon dhimbjen e kokës duke u bazuar në mënyrën se si do t’ia përshkruani. Ai, ose ajo, do t’ju kërkojnë t’i përshkruani dhimbjen, mënyrën se si ju veproni kur fillon ajo dhe çfarë bëni për të lehtësuar simptomat.

11- Përgjigjja e saktë është a-ja. Nganjëherë, dhimbjet e kokës janë shenja paralajmëruese, që tregojnë se po ju ndodh diçka serioze. Kërkoni menjëheë ndihmë mjekësore nëse keni:

– Një dhimbje të papritur, të fortë të kokës, të shoqëruar me mpirjen e qafës dhe të vjella, sepse kjo mund të jetë shenjë meningiti ose hemoragjie në tru.

– Dhimbje koke pasi keni goditur kokën, sepse mund të jetë shenjë e një shoku në tru.

– Dhimbje koke të shoqëruar me mpirje ose mizërim në krahë, ose këmbë, ose konfuzion, sepse mund të jetë shenjë e një goditje në tru.

12- Përgjigjja e saktë është a-ja. Alkooli çhidraton trupin dhe ky mund të jetë shkaktar për shumë gjëra, përfshi këtu edhe dhimbjen e kokës që pason dehjen. Dhimbjet e kokës pas dehjes mund të shkaktohen edhe nga ndryshimet hormonale që sjellin alkooli dhe efektet e tij helmuese në organizëm. Për të evituar çhidratimin, mund të konsumoni pije joalkoolike para dhe pasi keni pirë.

13- Përgjigjja e saktë është b-ja. Studimet kanë nxjerrë rezultate të ndryshme përsa i përket efikasitetit të akupunkturës në pakësimin e dhimbjeve të kokës. Disa studime kanë treguar se është po aq efikase sa ilaçet, por dy studime të mëdha treguan se akupunktura e vërtetë ka pothuajse të njëjtin efekt sa ajo fallco (kur gjilpërat nuk futen në mënyrën e duhur në trip) në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

14- Përgjigjja e saktë është c-ja. Disa njerëz thonë se prodhimi i substancave kimike në tru nga seksi shkakton një lehtësim, të tjerë thonë se seksi mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që vuajnë nga migrena dhe burrat mbi të 40-tat kanë më shumë gjasa të kenë këtë të dytën. Dhimbjet e kokës nga seksi në përgjithësi janë të rralla, por ju duhet t’ia thoni mjekut tuaj. Kërkoni ndihmë sidomos nëse dhimbja ndodh në kulmin e orgazmës. Doktori mund të kërkojnë gjëra serioze, si çarja e një ene gjaku dhe t’ju ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen. Këto lloj dhimbjeje në përgjithësi janë të padëmshme, por është mirë t’i kontrolloni tek mjeku.

15- Përgjigjja e saktë është b-ja. Megjithëse disa njerëz kanë dhimbje koke pasi hanë çokollatë, shkencëtarët nuk janë të sigurtë. Në dy studime të kryera, njëri tregoi se çokollata rrallë shkakton dhimbje koke dhe tjetri nuk gjeti ndonjë lidhje. Strategjia më e mirë është të gjeni se çfarë ju jep dhimbje koke dhe t’i evitoni ato. Disa njerëz mendojnë se është kafeina e çokollatës ajo që shkakton dhimbje koke. Në përgjithësi çokollata ka pak kafeinë, një çokollatë me qumësht prej 50 gramësh ka vetëm gjysmën e kafeinës së një filxhan kafeje. Është interesante, por në disa raste, kafeina ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Ajo është përbërës në disa ilaçe që përdoren për lehtësimin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *