Për të përgatitur një gjellë si ajo që mahniste dikur mbretërit egjiptianë, duhen:
Qumësht, 2 gota uji,
Miell, 1/3 e gotës,
Gjalpë, 110 gramë,
Ton në vaj, 1 kilogram,
Qepë të thata, 2 kokrra,
Hudhra të shtypura, 4 thelpinj,
Selino, 1 degë,
Djathë kedri, 200 gramë,
Majdanoz, 2 degë,
Peksimadhe, ½ luge,
Ajkë kosi, 150 gramë,
Behare, kripë dhe piper të zi, sipas dëshirës
Gatimi:
Përziejmë së bashku qepën e grirë, me hudhrën, piperin, qumështin dhe i vëmë në zjarr për t’i zier, duke i trazuar. Kur të mbarojë zierja, i shkojmë të gjitha në kullesë. Vëmë në zjarr gjalpin dhe skuqim për herë të dytë qepën dhe hudhrën, duke shtuar pak nga pak miellin dhe peksimadhet. Shtojmë lëngun e tonit. I lëmë dy minuta. Kështu, derisa trashet dhe bëhet si çervish. Hedhim jeshilllëqet dhe beharet, si dhe nga pak djathë. I trazojmë për të mos humbur homogjenitetin. Pas këtyre, i futim në furrë, që të prarohen.