Më përpara mendohej se midis të Polinezisë dhe Amerikës së Jugut ka patur lidhje të vjetra, por një eksperiment me kockat e pulave e hedh poshtë këtë tezë… Studimi i ri i ADN-së së shpendëve shtëpiakë, kockat e të cilave janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në viset e Oqeanit Paqësor, tregojnë se përpara Kolombit, nuk ka patur asnjë lidhje midis tyre. Shkencëtarët që u morën me këtë problem, botuan para pak kohësh një artikull në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences USA” mbi të cilin po mbështetemi edhe ne në lajmin tonë… Kërkimet shkencore janë kryer nga një grup shkencëtarësh australianë dhe britanikë.

Krahasimi i mostrave të DNK-së 122С të pulave të kohës sonë, si dhe 22 barazime monstrash (është fjala për skeletet dhe kockat e tyre), që kanë jetuar disa mijë vjet më parë, tregoi se ka “lidhje gjaku” mes pulave nga Filipinet dhe disa ishuj të Azisë juglindore, por nuk ka ndonjë lidhje fisnore midis tyre dhe pulave të Polinezisë dhe të Amerikës Jugore. Zëvendës drejtori i Qendrës Australiane të Studimit të DNK-ve të lashta, docenti Xherem Ostin, në një bisedë me gazetarët, tha se deri tani ekzistojnë shumë teori për të treguar se si kolonistët e hershëm kanë ardhur në viset e Oqeanit Paqësor, ç’rrugë kanë ndjekur dhe a kanë patur apo jo kontakte me vendasit, por nuk ka dokumente të shkruara, kështu që pulat që kanë pas marrë ata me vete, në ato udhëtime të lashta, kanë lënë patjetër dëshmitë e tyre e shënime gjenetike, të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit. Pikërisht për këtë u jepet një rëndësi e posaçme. Studime të tilla janë bërë edhe më parë dhe është deklaruar se ka patur lidhje midis polinezianëve të lashtë dhe amerikanëve. Tani, këto përfundime konsiderohen të gabuara dhe të pabazuara në shkencë sepse edhe DNK-të e pulave kanë qenë të përziera dhe aparatet nuk ishin në gjendje të kryenin përzgjedhjen e duhur. Tani, ato janë modernizuar dhe metodat e studimit, janë perfeksionuar.

Më në fund, meqë ra fjala për udhëtimet e lashta, dëshirojmë të vëmë në dukje një detaj: Edhe studiuesi dhe udhëtari i dëgjuar Tur Heerdal ka qenë përkrahës i teorisë së kontakteve midis popullatës polineziane dhe Amerikës Jugore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *