Sandale të sheshta vere
Vera, më në fund, ka ardhur (me gjithë ndryshimet e klimës) dhe është koha t’i nxjerrim këmbët nga çizmet dhe këpucët, që të ajrosen. Këtu më poshtë kemi zgjedhur për ju disa modele sandalesh moderne dhe të sheshta, të cilat do të jenë shumë të rehatshme për të ecur në ditët e nxehta verore…
Të bukura dhe elegante
Këto sandale janë kombinimi i përkryer për të kaluar një verë të sofistikuar dhe zbavitëse. Me ngjyrën e bukur mente dhe formën klasike, ato i shtojnë elegancë pamjes suaj. Firma është Rebecca Minkoff.
Me detaje trendi
Perçinat trekëndëshe në këto sandale të bukura janë shumë shik dhe në modë. Vishini me një fund të gjatë, që të krijoni kombinimin e përkryer të verës. Firma është BCBGMaxAzria.
Të rehatshme dhe shik
Edhe shapkat prej llastiku, mund të jenë shik. Këto janë jo vetëm të rehatshme dhe të lehta, por kanë edhe stil. Firma Crocs.
Me ngjyra
Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar ardhjen e verës sesa një palë sandale të kuqe flakë. Zbukurimet me gjemba i bëjnë ato edhe më moderne. Firma Matt Bernson.
Gladiator shik
Shihni sa do të ndryshojë pamja juaj me një palë sandale të freskëta dhe me ngjyra, të stilit gladiator. Firma Candela.
Këmbë plot shkëlqim
Ata që pëlqejnë shkëlqimin, le të veshin këto sandale me rripa metalikë, që nuk dalin kurrë nga moda. Të firmës Coldvvater Creek.
Ngjyrë neoni
Këto sandale me zbukurime janë të përkryera për në verë. Provoni ato me ngjyrë rozë, ose të verdhë, për t’i dhënë ngjyra garderobës suaj. Të firmës C. VVonder.
Klasike të zeza
Me sandalet e zeza nuk ke frikë se mund të gabosh në kombinim. Sandalet e mëposhtme janë cilësore e të rehatshme dhe do t‘ju zgjatin shumë vjet. Firma Birkenstock.
Me gurë
Këto sandale janë njëkohësisht të rehatshme dhe të përshtatshme për festa. Me zbukurimet e tyre dhe me ngjyrën e bukur të argjendtë, ato bien në sy që prej së largu. Firma Nine VVest.
Të sofistikuara
Çdo grua ka nevojë për një palë sandale me ngjyrë neutrale në verë. Forma e tyre unike dhe linjat e thjeshta, i bëjnë këto sandale me stil, të lehta për t’u kombinuar me çdo veshje. Firma Gentle Soul.
. Serioze për përditë
Zbukurojeni pamjen tuaj të përditshme me një palë sandale me rripa metalikë dhe prej lëkure. Ato do të kënaqin edhe gratë me shije më klasike dhe nuk do të dalin kurrë nga moda. Firma Clarks.